Fundo-Myftaraj, vijojnë replikat për Olldashin: Nga dobësitë private, te miqësitë

Sms telefonike mes Olldashit dhe personash të rëndësishëm në PS muajin e fundit, Bamir Topi si person i interesuar për të qenë ai rivali i vetëm i Lulzim Bashës, plani i Olldashit për të krijuar një lëvizje të vetën politike dhe për tu shkëputur nga PD-ja, aspekte të jetës personale të Olldashit siç ishin dobësia e tij për alkoolin apo Poker-in, etj janë “tema” e replikave online mes Kastriot Myftarajt dhe Elvi Fundos, që vijojnë prej disa ditësh në rrjetin social. I pari, publikues artikujsh me sfond konspirativ që ngjallin shpesh debate, i dyti, ish-gazetar, mik i ngushtë i ish-deputetit të PD-së. Myftaraj përmend disa dobësi private të Olldashit dhe Fundo përgjigjet:
“I nderuar Kastriot, Sokoli sot do qeshte me mua dhe ty për disa nga ato që thua tek komenti i parë dhe i dytë. E para askush nuk e mohon se Sokoli pinte alkool si çdo gazetar, ishte rritur në redaksinë e “Albania”-s që adoleshent. Ashtu sikundër ti dhe unë e pimë ndonjë gotë dhe me kënaqësi…Populli thotë “rruaju nga ai që pi ujë”. E dyta të luash kumar apo kazino ta thashë nuk është shfaqje e huaj edhe unë shkoj kur mundem të luaj sipas mundësive dhe këtë e kam bërë edhe para se të isha në ministri edhe sot mblidhemi e luajmë Poker apo vendosim skedina. Koli luante poker në tavolina me miq e shokë e kjo dihet botërisht…” Fundo, i njohur kohët e fundit për përplasjet mes segmenteve në PD, thotë se në garën e fundit për kreun e PD-së “Sokoli kandidoi për kryetar dhe humbi ashtu siç e kam thënë në një garë të padrejtë.. Besoj të kujtohen sulmet e “Këndezit”(nënkupton Fahri Balliun) dhe “Vinçierit”(nënkupton Irfan Hysenbelliun) ndaj tij apo dhe njerëzve që mbështetnin Olldashin përpara votimit...”
Myftaraj përmend edhe gazetarin e njohur Mero Baze, i pari që dha lajmin për ngjarjen me Olldashin. Fundo replikon:
Kastriot Myftaraj
“…Mero Baze komunikonte me Olldashin dhe po të kujtoj se Sokoli asnjëherë nuk ka pranuar që në ambientet ku ai ndodhej Mero të sulmohej apo fyhej sepse kanë qenë miq dhe shumë madje…”
Fundo pohon edhe planet e Olldashit për një lëvizje të re politike, të publikuara më parë edhe në DITA : “Sokoli mesa di unë (nuk pretendoj që di gjithçka), po përgatiste një lëvizje për forcimin e veprimit opozitar dhe vetë PD-së, asnjëherë s’ka deklaruar tërheqjen nga PD, por ai mua më ka deklaruar në tavolinë disa ditë para aksidentit tek “Rock Bar” poshtë shtëpisë së tij citoj: “Duhet të kërkojmë ndjesë ndaj shqiptarëve dhe shumë madje”. (Zoti është dëshmitari i parë, të dytin ta them përballë). Ai kishte mendim që Pd-ja duhet të ndryshonte sjelljen dhe të sillej me këmbë në tokë si parti që kishte humbur thellë dhe kishte gabuar…” – shkruan Fundo.
Ai merret më pas me dyshimet për vdekjen e Olldashit, të cilat i shpreh hapur edhe Myftaraj (këto dyshime ishin dhe zanafilla e nisjes së replikave mes të dyve, disa ditë më parë).
Fundo i shkruan Myftarajt: “Unë të pyes: ti ke hipur ndonjëherë në makinë me Kolin? E ke parë vendin? E di si e mbante baxhon dhe xhamin e makinës? E di që fliste në tel e drithte cigar e kur ngiste makinën?. Tek përgjigja e parë të thashë dhe unë kam dyshime dhe pikëpyetje se ai lloj aksidenti në 1 mijë raste mund të marrë një jetë njeriu dhe shumë pyetje të tjera, por këto s’më japin të drejtën as mua dhe as ty të ngremë tezën që e vranë. Ti nuk besoj se pranon lojën e disa njerëzve që hodhën baltë mbi Olldashin dhe kur ishte gjallë...”
“Basha besoj unë është ende shumë larg të qenit Lider, pasi Olldashi nuk ja merrte dot partinë për sa kohë në PD për mua dhe çdo demokrat Kryetar është dhe mbetet Sali Berisha, (Basha është Administratori) – shkruan ndër të tjera, ish-këshilltari i ministrit Bode.
DITA
Add new comment