Venizellos: Performanca e Shqipërisë është e kënaqshme, e meriton statusin

Në një kohë kur propozimi i Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë është shtyrë, Greqia që mban presidencën e BE-së shprehet në favor të dhënies në qershor.
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Evangjelos Venizellos ka deklaruar një gjë të tillë në një intervistë agjencinë shtetërore greke të lajmeve.
“Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies së menjëhershme të statusit të vendit kandidat. Këtë do ta shqyrtojmë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”, është shprehur Venizellos.
“Besoj se ky 6-mujor është një shans për të diskutuar edhe për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke kryer veprime konkrete, të cilat do t’i japin kuptim kësaj perspektive evropiane.”
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek foli me nota negative për Maqedoninë, vend me të cilin Greqia ka probleme sa i takon emrit të saj.
Ndërsa duke folur për vetë BE-në, Venizellos u shpreh se, “gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë kritike për Evropën”, duke iu referuar zgjedhjeve Evropiane në maj.
SHEKULLI
Add new comment