Arkiv-Lajme të përditësuara

Enigma e 3 fotove shokuese të Sokol Olldashit pas aksidentit

Postuar në 07 Janar, 2014 11:44

Tri foto horror dhe një hetim komedi

Nga Habjon Hasani

Prej disa ditësh në mënyrë konfidenciale me email-e në qarqe të ngushta po qarkullojnë tri foto shokuese që tregojnë të ndjerin Sokol Olldashi pas aksidentit. Janë imazhe tepër të rënda për tu parë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të jenë objekt i publikimit të drejtpërdrejtë në gazetë. Shformimi i kokës së deputetit është i jashtëzakonshëm, tronditës: asnjë prej tipareve nuk është në vendin e vetë.

Gjakovë/ Vulin në vend të kërkojë falje, fyen: Shqiptarët nuk janë njerëz

Postuar në 07 Janar, 2014 11:42

Vizita e një ministri serb në Gjakovë u prit me protesta të banorëve që vuajnë akoma pasojat e luftës, ku krimet serbe u kanë marrë të dashurit e tyre. Qindra njerëz dolën në rrugë e bllokuan hyrjen e ministrit Vulin në manastir. Ndërsa akoma funksionari serb nuk e ka parë të nevojshme të kërkojnë falje për krimet e luftës të kryera në Kosovë më keq akoma ai ka fyer njerëzit e lënduar e të zemëruar që protestonin.

SHSSH padit komunën Kërrabë, abuzuan me ndihmën ekonomike dhe paaftësinë

Postuar në 07 Janar, 2014 11:41

Kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Kërrabë, si dhe përgjegjësja e Seksionit të Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar janë paditur sot në prokurori nga Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale me akuzën e shpërdorimit te detyres.

PD: Zhvatje përmes doganave

Postuar në 07 Janar, 2014 11:40

Partia Demokratike e cilëson si zhvatje të shqiptarëve zhdoganimin në sasi të larta dhe të pazakonta gjatë muajit dhjetor të karburanteve dhe cigareve, mallra për të cilat Qeveria kishte vendosur rritjen e akcizes që nga 1 janari. 

Opozita deklaroi se shqiptaret do ta paguajne me shtrenjte ate, qe Qeveria e konsideroi si arritje historike, per tejkalimin e te ardhurave nga doganat. 

Bllokohet thesari, asnjë pagesë për administratën. Ministria: Problem listëpagesat, zgjidhje për 2 ditë

Postuar në 07 Janar, 2014 04:00

Gazeta “Panorama” ne kryeartikullin e saj te sotem shkruan per problemin e  administrates, e cila edhe këtë vit do të duhet të presë për të marrë rrogën e fundit të dhjetorit. 

“Deri dje asnjë pagesë nuk është bërë nga Thesari për shkak të zërave të padetajuara si rezultat i mungesës së informacionit nga institucionet. Kjo në fakt nuk përbën habi. Pothuajse çdo vit ka pasur precedentë të vonesave në pagesa me argumente të ndryshme që duket se nuk kanë munguar edhe këtë vit”- shkruan “Panorama”. 

Ish-forcat e RENEA-s grabisin 3 kambistët

Postuar në 07 Janar, 2014 03:58

Tre kambistë janë plagosur dhe më pas janë grabitur në qendër të qytetit të Durrësit rreth orës 08:15. Ngjarja ka ndodhur te tregu i valutës, te sheshi "Pranvera" në Durrës, ku tre persona të armatosur që udhëtonin me një makinë me shenja policie kanë grabitur kampistët, Edmond Sallaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala. Sipas informacioneve të para, grabitësit kanë zbritur nga një makinë tip “Land Rover” me targa angleze, të veshur ushtarak dhe janë afruar kampistëve.

Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë, zbardhen detajet

Postuar në 07 Janar, 2014 03:57

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë vendosur ta nisin bashkë rrugëtimin për përmbushjen e sfidave të 2014-s. Është kjo një risi që mbart një simbolikë të fuqishme që hyn për herë të parë në praktikën qeverisëse dhe që është përshëndetur nga qytetarët shqiptarë. Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të mblidhen në datën 11 janar, në një takim të përbashkët në qytetin e Prizrenit.

Maqedoni, shqiptarja nga Tirana kapet me 2 kg heroinë në trup

Postuar në 07 Janar, 2014 03:55

Policia e Maqedonisë ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një sasi prej 2 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë dhe ka vënë në pranga një shtetase shqiptare që po e transportonte atë.

Droga u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrolli të ushtruar në autobusin e linjës Stamboll – Shkup, në pikën e kalimit të Bogorodicës, mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Autoritetet doganore theksuan se droga u gjet në trupin e një shtetaseje shqiptare, me inicialet A.K nga Tirana, e cila disa pako të mbushura me drogën i kishte lidhur rreth trupit të saj.

Mashtrime me kreditë e shtëpive

Postuar në 07 Janar, 2014 03:54

Familjet, të cilat kanë përfituar kredi të buta nga bashkitë për strehim në mënyrë abuzive pa plotësuar kriteret apo duke falsifikuar dokumentacionin, rriskojnë t'i shlyejnë kreditë me interesat e tregut. 

Deri me tani jane 3500 familje, te cilat kane perfituar dhe kane lidhur kontrata me banken.

Shifrat e krimit, PD: Tahiri trukon. MB: Të vendosur për transparencë

Postuar në 06 Janar, 2014 15:47

TIRANE- Ministria e Brendshme dhe Partia Demokratike kanë replikuar sot lidhur me shifrat e krimit në vend.  Duke iu referuar statistikave të muajit dhjetor të bëra publike pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm, PD tha sot se këto janë statistika që shkruhen, redaktohen dhe publikohen nga vetë ministri, Saimir Tahiri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara