Arkiv-Lajme të përditësuara

Rikthimi i emigrantëve, fluks i lartë në pikat e kalimit kufitar

Postuar në 03 Janar, 2014 04:36

Dita e sotme ka shënuar shtim të fluksit të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar. Në përfundim të ditëve të festës, emigrantët shqiptarë kanë nisur të rikthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit, rreth 6684 emigrantë shqiptarë janë rikthyer në Greqi, ndërsa kanë hyrë në tokën shqiptare 2927 shtetas. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 612 mjetë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, dhe kanë dalë 1520. Në këtë pikë, pala shqiptare punon me 5 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele.

Një shqiptar humb jetën pranë kufirit shqiptaro-maqedonas, trupi vonohet 4 ditë

Postuar në 03 Janar, 2014 04:35

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pranë kufirit shqiptaro-maqedonas.

Mësohet se Florjan Çera, 34 vjeç banor i fshatit Alarup nga komuna Çërravë ka gjetur vdekjen teksa ishte për gjueti në tokën maqedonase. Sipas policisë maqedonase, i riu 34 vjec ka rënë nga një shkëmb dhe ka humbur jetën para 4 ditësh.

Policia ka mbajtur trupi e të riut prej 4 ditësh dhe e ka dorëzuar dje pavarësisht kërkesave të familjes që kërkuan dorëzimin më parë.

Trupi i pajetë i të riut Florjan Çera mbërriti vetëm dje në Pogradec. /A.XH

  TENA

SAMI LUSHTAKU, BETOHET SI KRYETAR I SKËNDERAJT PËR HERËN E TRETË

Postuar në 03 Janar, 2014 04:34

(E plotsuar) Betimi i kryetarit të rizgjedhur të Skenderajt, Sami Lushtaku ka zgjatur vetëm dhjetë minuta. Ndërkohë, rreth 200 qytetarë të Skenderaj janë mbledhur para Kuvendit Komunal duke festuar betimin e Kryetarit të tyre.

Ai ka qenë i shoqëruar vetëm nga Policisë së Kosovës dhe një veturë që sjellë të burgosurit nga qendrat e paraburgimit.

Cermoninë e betimit, Lushtak e ka kryer vet, ndërkohë cermonia e betimit të asambleistëve pritet të fillojë së shpejti.

Greqia merr presidencen e BE

Postuar në 03 Janar, 2014 04:32

Megjithëse i zhytur në një krizë të thellë ekonomike, fqinji ynë jugor Greqia që prej datës 1 janar 2014 ka marrë drejtimin e presidencës së Unionit Europian. 

Gjatë 6 muajve të ardhshëm Qeverisë greke do t'i duhet të organizojë me qindra takime, negociata komplekse dhe 13 takime të Këshillit Europian.

Shkeli lejen e burgut, arrestohet i dënuari për vjedhje me dhunë

Postuar në 02 Janar, 2014 04:04

Arrestohet i dënuari për vjedhje me dhunë, ishte në kërkim pasi shkeli lejen e burgut. Merr fund kështu arratia e të dënuarit Shpëtim Taho, i cili u arratis nga burgu prej mesditës së 31 dhjetorit. Taho theu lejen shpërblyese që i ishte dhënë nga autoritetet e burgut të Vaqarrit. Ai u ndalua në një hotel në autostradën Tiranë-Vorë nga forcat e policisë së komisariatit nr 3 të Tiranës.

Thaçi: Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë mblidhen javën e dytë të janarit

Postuar në 02 Janar, 2014 04:02

Më në fund do të bëhet realitet në këtë fillim viti mbledhja e përbashkët mes dy qeverive shqiptare në rajon. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se në javën e dytë të janarit, pritet mbajtja e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kreu i ekzekutivit kosovar foli për takimet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, si dhe takimet intensive të zhvilluara mes dy vendeve për përfshirjen e Kosovës në TAP (Gazsjellësi Trans Adriatik).

KURTI: DO TË FITOJMË NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Postuar në 02 Janar, 2014 04:01

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për gazetën “Bota Sot”, të numrit festiv ka thënë se edhe përkundër rezultatit jo të mirë që ka shënuar kjo parti në disa komuna, megjithatë ata e fituan Prishtinën, qytetin më të madh.

Ish- ambasadori britanik në Serbi: Të ndryshohen kufijtë, të bashkohen Kosova dhe Shqipëria

Postuar në 02 Janar, 2014 03:58

Ish- ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, në një intervistë për B92, angazhohet për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, përkatësisht në raportet diplomatike. Në këtë kuadër, ai prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm.

Ai ka deklaruar se kufijtë në Ballkan mund të ndërrohen, përkatësisht, se korrigjimi i kufijve në Ballkan, mund ti kontribuojnë paqes së përhershme.

Fëmija i parë i 2014, një djalë

Postuar në 02 Janar, 2014 03:57

Bebi i pare qe ka lindur ne minutat e para te ketij viti ne Tirane eshte nje djale. Noeli, femija i pare edhe per çiftin e ri me fat, erdhi ne jete me nje lindje natyrale tek materniteti "Nëna Geraldinë" dhe peshon 3.9 kg.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili per here te pare nga ky post ben nje vizite te tille ne nje maternitet, uroi nenen e re dhe falenderoi te gjithe ata qe kane punuar naten e Vitit te Ri per t'u dhene qytetareve sherbimet e nevojshme.

Asfiksohet në minierë 27-vjeçari

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 02:59

Një 27-vjeçar mbeti i bllokuar në minierën e Lozhanit në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 të ditës së sotme. Menjëherë forcat e kërkim-shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe nisën punën për gjetjen e tij. Dyshohet se ai është asfiksuar brenda në galeritë e minierës. 

Mësohet se i riu i moshës 27 vjeç ka hyrë në minierë para disa orësh dhe nuk ka dalë më prej aty. Policia u njoftua nga familjarët e 27-vjeçarit dhe po punon për gjetjen e tij.

 

 

 

SHEKULLI

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara