Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Mandat të dytë për Nishanin? Të nderojë të parin

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 02:58

Kryeministri Rama doli sot në mesditë para medieve, në konferencën e fundit për vitin 2013. Në përmbledhjen që i bëri asaj çfarë ndodhi në Shqipëri gjatë një viti, Rama u ndal në mënyrë të veçantë te zgjedhjet e 23 qershorit, me anë të të cilave njerëzit e thjeshtë e bënë 2013 vitin e ndryshimit.

Rama tha se viti 2014 do të jetë viti i rilindjes dhe rimëkëmbjes. Kreu i qeverisë tha se gjatë vitit të ardhshëm do të shlyhet borxhi i shtetit ndaj buxhetit, do vendoset një rend i ri ligjor mbi sistemin energjetik.

Kosova, pa viza dhe në 2014

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 02:57

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi tha sot se në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave është shënuar një progres i konsiderueshëm. Por  ai nuk shfaqi optimizem se vitin qe vjen BE do te mund te perfshije Kosoven ne hapesiren Shengen.

Festat, tregtarët rrisin çmimet e importit

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 02:56

Më shtrenjtë frutat dhe perimet, ndërsa ambulantët nga fshatrat përreth largohen nga policia bashkiake

Specialet vrasin Gazmir Markun

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 02:55

Është vrarë në orët e mbrëmjes të së hënës, gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, Gazmir Marku, autori i plagosjes së policit Agron Halilaj. 

Që prej së dielës, forcat speciale kishin blinduar periferinë e qytetit bregdetar, duke mundësuar izolimin e 32-vjeçarit Gazmir Marku, në zonën e ish-kënetës.

Ai është rrethuar në një banesë të zonës dhe, thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, i është përgjigjur me zjarr, duke vënë në rrezik jetën e efektivave policorë, të angazhuar në kapjen e tij.

Rama: S'lejojmë askënd që të stigmazitojë Shqipërinë. Jemi vend evropian

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 15:09

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mbajti sot konferencën e fundvitit, ku morën pjesë anëtarët e stafit të Kryeministrisë, ministrat si dhe gazetarët e të gjitha mediave në vend. Në fillim të fjalës së tij Rama foli për arritjet e qeverisë së tij në këto 100 ditët e para. Rama është shprehur se viti 2013 është viti i ndryshimit për kursin e ri të Shqipërisë nga e ardhmja. Ai tha se po i kthehet dinjiteti shumë institucioneve që e kanë humbur funksionin e tyre.

Deputetët demokratë vizitojnë Mziun në qeli

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 15:07

Një grup deputetësh demokratë i kanë bërë sot një vizitë kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Në përfundim të vizitës në burg, deputeti Aldo Bumçi ka dhënë një deklaratë, nëprmjet të cilës e quajti arrestimin e Mziut si politik dhe në shkelje të ligjit.

Bumçi tha se drejtësia po vepron me dy standarde, duke zhvilluar hetime në dy mënyra për dy kryetarë bashkie.

Presidenti dekreton buxhetin 2014 dhe ndryshimet në paketën fiskale

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 15:05

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale.Presidenca ishte e pakënaqur për fondet e parashikuara për këtë institucion në buxhet. Por megjithë rezervat Nishani ka hedhur firmën sot për hyrjen në fuqi të buxhetit të rid he të gjitha ligjeve të Paketës Fiskale. Mazhorana e miratoi vetëm me votat e saj buxhetin nën akuzat e opozitës se ky buxhet ishte buxheti I rrënimit ekonomik për vendin dhe se do të ketë protesta popullore për rritjen e taksave. Por kjo nuk e ka ndaluar kreun e shtetit qe ti jape firmen.

Zgjedhjet brenda PD-së, procesi me delegatë nga Tirana

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 15:04

Basha sjell në parti bashkëpunëtorët e Berishës në Parlament dhe administratë

Evakuohen banorët tek Xhamlliku

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 15:03

Banorët e disa pallatave në zonën e Xhamllikut në Tiranë janë evakuar me shpejtësi nga banesat e tyre, ndërsa një rrjedhje gazi në një pikë karburanti u verifikua rreth orës 21:20 të mbrëmjes së të hënës. 

Sipas të dhënave, rrjedhja e gazit nisi si rrjedhojë e një problemi në depozitën 2 mijë litërshe të një karburanti.

Për fat të mirë, depozita nuk ka qenë e mbushur plot, por sasia e rrjedhur ka shkaktuar prezencën e erës së gazit në të gjithë zonës.

Dekreti, Nishani firmos sot buxhetin

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 02:52

Presidentit Bujar Nishani nuk do t’i duhen më shumë se 48 orë kohë për të dekretuar buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale. Megjithëse diskutimet për paketën financiare u bënë në një kohë rekord dhe vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës u miratuan në Parlament, kreu i shtetit do të hedhë sot firmën mbi dekretin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara