Dekreti, Nishani firmos sot buxhetin

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 02:52

Presidentit Bujar Nishani nuk do t’i duhen më shumë se 48 orë kohë për të dekretuar buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale. Megjithëse diskutimet për paketën financiare u bënë në një kohë rekord dhe vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës u miratuan në Parlament, kreu i shtetit do të hedhë sot firmën mbi dekretin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Lajmin e bënë të ditur burime zyrtare pranë zyrës së kreut të shtetit. Vetë Presidenca ishte në listën e institucioneve që shprehën pakënaqësitë për projektbuxhetin, duke kërkuar një shtesë prej 40 milionë lekësh për vitin e ardhshëm. Por, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ministria e Financave ra dakord për t’i shtuar Presidencës 20 milionë lekë, si dhe për t’i mbuluar përmes fondit rezervë disa prej shpenzimeve që do të kryejë gjatë vitit 2014. Shuma prej 20 milionë lekësh qëndroi në fuqi edhe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.

BUXHETI 
Maxhoranca miratoi të shtunën në mbrëmje, me 82 vota pro të maxhroancës dhe 29 kundër të opozitës, projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Pas një seance që zgjati rreth 8 orë, shumica nuk pati asnjë problem në sigurimin e numrave për miratimin e treguesve të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014 si buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit. Sipas Kryeministrit, ky buxhet asgjëson atë që ai e cilëson si “shkëmb të borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse”. Nga ana e saj, opozita deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm Shqipëria bie në krizë ekonomike. 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.