Presidenti dekreton buxhetin 2014 dhe ndryshimet në paketën fiskale

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale.Presidenca ishte e pakënaqur për fondet e parashikuara për këtë institucion në buxhet. Por megjithë rezervat Nishani ka hedhur firmën sot për hyrjen në fuqi të buxhetit të rid he të gjitha ligjeve të Paketës Fiskale. Mazhorana e miratoi vetëm me votat e saj buxhetin nën akuzat e opozitës se ky buxhet ishte buxheti I rrënimit ekonomik për vendin dhe se do të ketë protesta popullore për rritjen e taksave. Por kjo nuk e ka ndaluar kreun e shtetit qe ti jape firmen.
Presidenca ishte në listën e institucioneve që shprehën pakënaqësitë për projektbuxhetin, duke kërkuar një shtesë prej 40 milionë lekësh për vitin e ardhshëm. Por, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ministria e Financave ra dakord për t’i shtuar Presidencës 20 milionë lekë, si dhe për t’i mbuluar përmes fondit rezervë disa prej shpenzimeve që do të kryejë gjatë vitit 2014. Shuma prej 20 milionë lekësh qëndroi në fuqi edhe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.
MAPO
Add new comment