Arkiv-Lajme të përditësuara
Hakmarrja shqiptare trondit Suedinë, masakrohet djali 12 vjeçar i Admir Tafilit
Gjakmarrja ose hakmarrja tipike shqiptare ka çuar pranë vdekjes djalin 12-vjeçar të Admir Tafilit, një prej të arratisurve nga burgu i Drenovës pak javë më parë. Fëmija që jetonte në Suedi së bashku me pjesën tjetër të familjes është bërë sot pre e dhunës në autobusin e shkollës, ku është qëlluar me plumba dhe thikë nga një një person deri më tani i paidentifikuar. Mediat suedeze kanë pasqyruar lajmin duke nxjerrë në dritë historinë e hakmarrjes mes dy familjeve që ka shkuar deri në masakrimin e djaloshit.
Rama falënderon Policinë e Shtetit: Rezultate pozitive në të gjithë sektorët
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të falënderuar policinë e shtetit për rezultatet pozitive të arritura gjatë kësaj periudhe si dhe qytetarët për bashkëpunimin me uniformat blu. Ai u është referuar të dhënave të publikuara nga ministri Saimir Tahiri, krahasuar me një vit më parë.
“Dhjetor 2013 krahasuar me Dhjetor 2012. Rezultate inkurajuese per te ardhmen. Faleminderit punonjesve te Policise se Shtetit dhe bashkepunimit te qytetareve.
VRASJET – Ulur me 55% krahasuar me dhjetor 2012
Bie nga ura makina që po ndiqej nga policia, vdes një i ri
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Por vetëm pasdite policia ka zbardhur incidentin e rëndë.
Një makinë tip fuoristradë, në të cilën ndodheshin dy të rinj, ka rënë nga ura e Vranishtit.
Si pasojë gjeti vdekjen Robert Koçiaj, 29 vjeç, ndërsa është plagosur një kushëriri i tij, Amarildo Koçiaj, 19 vjeç.
Policia ka bërë me dije se policia ishte duke ndjekur makinën, kur ajo ra nga Ura e Vranishtit.
Sipas bluve, policia kishte dyshime se dy të rinjtë nga Varibobi i Fierit po kryenin veprimtari kriminale.
Tahiri: Do të zbresim policinë në terren
Daljen e tij të parë përballë mediave për 2014 Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e shfrytëzoi për të falenderuar cdo efektiv të Policisë së Shtetit për punën dhe garantimin e sigurisë përgjatë festave të fundvitit.
Ndërsa publikoi buletinin mujor “Dhjetor 2013”, që në krahasim me dhjetorin 2012 , sipas ministrit ka më pak vrasje, më shumë drogë të bllokuar si dhe më shumë të arrestuar për veprën e korrupsionit, ministri nuk la jashtë vëmendjes edhe shpërthimin me eksploziv në rrethin e Kurbinit.
Kundër paragjykimeve në Ballkan, synimi i Akademisë Rajonale të Demokracisë
Prej 7 vitesh Këshilli i Europës aplikon në Shqipëri modelin e Shkollës së Studimeve Politike si një ofertë kualifikuese për lidershipin ri nga vetë radhët e politikës, nga nivele të ndryshme të administratës, biznesi, media etj. Ky është një model i përhapur në 19 vende të botës kryesisht ato, që kanë dalë nga totalitarizmi.
Braçe: Rritje abuzive e çmimit të cigareve, po grabitet shteti dhe qytetari
Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se po abuzohet me rritjen e çmimit të cigareve pas rritjes së akcizës në ditët e fundit të 2013-s. Në një postim në Facebook, Braçe thotë se kjo është grabitje, pasi çmimi është rritur më shumë se akciza.
“Akciza e cigareve u rrit me ligj në fund të vitit me: 20 lekë për paketë!! Rritja e reflektuar në treg është: 50 lekë për paketë!!
Unë vërtet isha shumë fort pro rritjes së akcizës së cigares, por kjo është grabitje!! Ku shkojnë paratë? Në buxhetin e shtetit? Joooooooooooo!
Shkopet, maskat grabisin dhe dhunojnë shoferin në mes të ditës
Në orët e para të paradites së djeshme në rrugën e Shkopetit që të çon për në Burrel njerëz me maska dhe të armatosur kanë grabitur një fugon dhe kanë dhunuar shoferin.
PD: Qëndrimi i Tahirit për vrasjen e Gazmir Markut, i turpshëm. Tahiri:Deklarata e pavend
Deklarata e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas vrasjes së Gazmir Tahirit, person i shpallur në kërkim dhe autor i plagosjes së një polici, është bërë burim deklaratash në distancë mes tij dhe opozitës.
Partia Demokratike i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të reagojë dhe të kërkojë ndjesë për komentin e tij. Koordinatorja e selisë blu për mediat, Silvi Bardhi, në një dalje publike deklaroi se Tahiri duhet të japë shpjegime për sjelljen e tij, që sipas saj ishte një akt trupi për shtetin.
Fier, dëmtohet linja 35 kilovolt
CEZ Shpërndarje bëri të ditur paraditen e së shtunës se disa persona kanë vjedhur një linjë 35 kilovolt, duke lënë pa energji elektrike gjatë gjithë natës disa zona në rrethin e Fierit.
Vjedhja e kësaj linje ndodh për të disatën herë, duke i shkaktuar dëm financiar jo vetëm kompanisë, por edhe mijëra banorëve të zones.
CEZ Shpërndarje e denoncoi vjedhjen në polici, duke kërkuar zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Kapen 21.2 kg marijuanë, pranga 55 vjeçarit
Sekuestrohen 21.2 kilogramë marijuanë ne Kakavije, nderkohe qe ne pranga vihet transportuesi i saj. Sipas te dhenave te para mesohet se droga u zbulua ne nje automjet tip ‘Renault’ me targë TR7856S sasinë e 21.2 kg drogë të llojit kanabis.
Lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të mbrapakolpit dhe në shasi. Në momentin e transportit, automjeti drejtohej nga shtetasi V. C, i cili është ndaluar nga policia.
PANORAMA