Braçe: Rritje abuzive e çmimit të cigareve, po grabitet shteti dhe qytetari

Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se po abuzohet me rritjen e çmimit të cigareve pas rritjes së akcizës në ditët e fundit të 2013-s. Në një postim në Facebook, Braçe thotë se kjo është grabitje, pasi çmimi është rritur më shumë se akciza.
“Akciza e cigareve u rrit me ligj në fund të vitit me: 20 lekë për paketë!! Rritja e reflektuar në treg është: 50 lekë për paketë!!
Unë vërtet isha shumë fort pro rritjes së akcizës së cigares, por kjo është grabitje!! Ku shkojnë paratë? Në buxhetin e shtetit? Joooooooooooo!
Paketat shiten rrugëve dhe pa kupon tatimor! Paketat shiten në kioska dhe pa kupon tatimor! Kjo do të thotë se tregtarët bartin në çmimin me të cilin shesin paketat edhe akcizë edhe TVSH! Qytetarët paguajnë!! Buxheti i shtetit merr aq sa do tregtari, jo aq sa paguan qytetari, veçanërisht si TVSH për paketë!!
Kjo është grabitje! Dy herë grabitje! Njëherë për qytetarin dhe herën e dytë për buxhetin e shtetit!”, shkruan Braçe në FB.
DITA
Add new comment