Bie nga ura makina që po ndiqej nga policia, vdes një i ri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Por vetëm pasdite policia ka zbardhur incidentin e rëndë.
Një makinë tip fuoristradë, në të cilën ndodheshin dy të rinj, ka rënë nga ura e Vranishtit.
Si pasojë gjeti vdekjen Robert Koçiaj, 29 vjeç, ndërsa është plagosur një kushëriri i tij, Amarildo Koçiaj, 19 vjeç.
Policia ka bërë me dije se policia ishte duke ndjekur makinën, kur ajo ra nga Ura e Vranishtit.
Sipas bluve, policia kishte dyshime se dy të rinjtë nga Varibobi i Fierit po kryenin veprimtari kriminale.
Pas kontrollit në makinë, të rinjve u është gjetur një sasi kanabisi./ep
Tema
Add new comment