Fier, dëmtohet linja 35 kilovolt

Postuar në 04 Janar, 2014 07:38

CEZ Shpërndarje bëri të ditur paraditen e së shtunës se disa persona kanë vjedhur një linjë 35 kilovolt, duke lënë pa energji elektrike gjatë gjithë natës disa zona në rrethin e Fierit.

Vjedhja e kësaj linje ndodh për të disatën herë, duke i shkaktuar dëm financiar jo vetëm kompanisë, por edhe mijëra banorëve të zones.

CEZ Shpërndarje e denoncoi vjedhjen në polici, duke kërkuar zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, kompania njoftoi riparimin e dëmit të shkaktuar nga vjedhja, duke ua kthyer në mëngjes banorëve energjinë elektrike, si dhe garantoi abonentët për përkushtim maksimal në furnizimin me elektricitet.

Dy ditë më parë një tjetër agresion u krye ndaj infrastrukturës energjitike në vend, me persona të paidentifikuar që i vunë eksploziv shtyllave të tensionit të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë.
 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.