Arkiv-Lajme të përditësuara
Mbyllja e tri ambasadave, reagon MPJ: Lajmi në media është i pavërtetë
Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë lajmet e botuara sot mbi mbylljen e mundshme të disa ambasadave të Shqipërisë në vendet e rajonit. Në një deklaratë për shtyp, MPJ thekson se nuk është marrë asnjë vendim për mbyllje të asnjë ambasadave.
PD: Qeveria po nxit klimën e dhunës ndaj opozitës
Partia Demokratike ka reaguar pas shpërthimit në banesën e kreut të PD-së së Pogradecit duke e cilësuar këtë një akt kriminal të nxitur nga klimae dhunës që prodhon qeveria.
Grabitja e ‘babagjyshave’, policia 10 mijë euro shpërblim për informacione të vlefshme
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ofron një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdoinformacion të vlefshëm lidhur me autorët e grabitjes së një argjendarie në qendrën tregtare TEG.
“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ofron një shpërblim prej 10 mijë euro për çdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin”, thuhet një njoftimin e policisë.
Përfitimet e padrejta me rritjen e taksave
Tregtarët e karburanteve dhe cigareve kanë shfrytëzuar rritjen e lajmëruar të taksave për të nxjerrë përfitime të padrejta në dëm të buxhetit dhe konsumatorëve.
Top Channel zbardh të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Doganave, që faktojnë se në fund të vitit të kaluar, importet e karburanteve dhe veçanërisht ato të cigareve janë rritur me ritme të jashtëzakonshme, larg trendit të tyre normal.
Dosja “Imami”, merren në pyetje 9 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje të 9 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët janë përfshirë në shkeljet për të cilat akuzohet ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Dosja “Imami” kaloi gjatë ditës së sotme nga Prokuroria e Përgjithshme të Prokuroria e Tiranës, ndërsa pritet të përfundojë edhe marrja në pyetje e anëtarëve të Komisionit të Ofertave të Ministrisë së Mbrojtjes.
Artan Hoxha: Historia e tropojanit që minonte shtyllat për Berishën
Intervistë më gazetarin Artan Hoxha i cili në vitet 1998-2002 ka ndjekur dhe hetuar rastet e shpeshta të hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë. Hoxha sjell si shembull tipik emrin e Riza Malës një personi të besuar të Berishës dhe mbështetës i flaktë i PD-së në Tropojë, i cili i ka pranuar gazetarit autorësinë e këtyre ngjarjeve…
Artan ju keni ndjekur si gazetar i kronikës disa raste të përsëritura të minimit dhe dëmtimit të shtyllave të tensionit të lartë pas vitit ’97. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?
Spiropali: Doganat rezultat historik në dhjetor
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se ka arritur në dhjetor rezultatin më të mirë historik në mbledhjen e të ardhurave, duke realizuar planin me 129 për qind.
“Në dhjetor 2013, administrata doganore ka arkëtuar për shtetin shqiptar 4.2 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë më shumë se dhjetor 2012. Rezulton se në tremujorin tetor-nëntor-dhjetor 2013 janë arkëtuar rreth 60 milionë dollarë më shumë se në të njëjtët muaj të vitit paraardhës”, tha Elisa Spiropali, drejtoreshë e përgjithshme e doganave.
Përplasje me armë në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur. Policia nis hetimet
Një i vdekur dhe një i plagosur ka qenë bilanci i një ngjarjeje që ka tronditur zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, rreth orës 13:30, pranë parkingut të një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë.
Paraprakisht mësohet se një grup personash janë grindur me njëri-tjetrin për motive ende të paqarta dhe më pas njëri prej tyre ka përdorur një armë zjarri. Për pasojë dy persona janë plagosur rëndë dhe dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.
Mbledhje e përbashkët qeverie
Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të mblidhen nedaten 11 janar, në një takim të përbashkët në qytetin e Prizrenit.
Drejt mbylljes ambasadat në Kroaci, Bosnjë dhe Mal të Zi. MJ: Po vlerësojmë punën e përfaqësive
Ministria e Punëve të Jashtme është duke përgatitur draftin për mbylljen e tri ambasadave, në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë. Për momentin, këto ambasada mund të konsiderohen të falimentuara për mundësinë që ato kanë për të funksionuar, pasi buxheti që Ministria e Jashtme ka akorduar për to nuk i kalon të 400 mijë eurot.
Në Sarajevë ambasada funksionon vetëm me ambasadorin, në Zagreb dhe në Podgoricë funksionojnë me ambasadorin dhe dy punonjës të tjerë.