PD: Qeveria po nxit klimën e dhunës ndaj opozitës

Postuar në 06 Janar, 2014 15:44

Partia Demokratike ka reaguar pas shpërthimit në banesën e kreut të PD-së së Pogradecit duke e cilësuar këtë një akt kriminal të nxitur nga klimae dhunës që prodhon qeveria.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi tha sot se: “Partia Demokratike dënon aktin kriminal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Lipo dhe i kërkon policisë dhe drejtësisë të veprojnë me shpejtësi për të zbardhur ngjarjen e kapur autorët. Partia Demokratike e konsideron shpërthimin e granatës në derën e shtëpisë së kryetarit të PD-së së Pogradecit, ku e gjithë familja e tij ishte prezent, si shenjë të pasigurisë së madhe publike, të rritjes së kriminalitetit në vend, dhe të lehtësisë me të cilën goditen përfaqësuesit e opozitës”.

Më tej në deklaratën e saj PD-ja fajëson qeverinë për klimën e krijuar dhe agresivitetin e saj ndaj opozitës. “ Qëkur ka ardhur në pushtet, kjo qeveri ka krijuar dhe nxitur një klimë agresiviteti ndaj opozitës. Kërcënime nëparlament, dhe dhunë shtetërore e kriminale ka pasur vazhdimisht në këto muaj ndaj demokratëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga skenari i kërcënimit të kundërshtarit poltik, pasi ky është një skenar me pasoja të rënda për vendin”.

Ndërkohë PD i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të reagojnë shpejt dhe me forcë, për të vënë para përgjegjësisë autorët e ketij akti kriminal ndaj kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Pogradec, dhe familjes se tij.

Pogradec, shpërthim granate në shtëpinë e kreut të PD-së

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.