Mbyllja e tri ambasadave, reagon MPJ: Lajmi në media është i pavërtetë

Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë lajmet e botuara sot mbi mbylljen e mundshme të disa ambasadave të Shqipërisë në vendet e rajonit. Në një deklaratë për shtyp, MPJ thekson se nuk është marrë asnjë vendim për mbyllje të asnjë ambasadave.
“Ministria e Punëve të Jashtme dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje më disa të pavërteta që po qarkullojnë në median e shkruar, mbi mbylljen e mundshme të disa ambasadave të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrë asnjë vendim, që do të çonte në mbylljen e ambasadave të Republikës së Shqipërisë. Lutemi mediave që të jenë më korrekte me lajme të tilla, që nuk i shërbejnë informimit të saktë të publikut” thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Lajmi për mundësinë e mbylljes së tri ambasadave në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë u publikua sot në gazetën “Panorama”. Në shkrim thuhej se “Ministria e Punëve të Jashtme po përgatit draftin për mbylljen e tri ambasadave, në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë”.
DITA
Add new comment