Përfitimet e padrejta me rritjen e taksave

Postuar në 06 Janar, 2014 15:42

Tregtarët e karburanteve dhe cigareve kanë shfrytëzuar rritjen e lajmëruar të taksave për të nxjerrë përfitime të padrejta në dëm të buxhetit dhe konsumatorëve. 

Top Channel zbardh të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Doganave, që faktojnë se në fund të vitit të kaluar, importet e karburanteve dhe veçanërisht ato të cigareve janë rritur me ritme të jashtëzakonshme, larg trendit të tyre normal. 

Sipas të dhënave, vetëm në muajin dhjetor u importuan rreth rreth 20 mijë tonë karburante më shumë sesa i njëjti muaj i një viti më parë. Kjo sasi është zhdoganuar me taksat e vjetra për t’u hedhur në 

EkonomiaTaksat e reja rrisin çmimetTaksat e reja të shqiptarëveBSH ul normën e interesit

treg pas 1 janarit me çmimet e rritura, nën pretekstin e taksave të reja. 

Por karburantet nuk janë rasti i vetëm. Tek cigaret abuzimi ka qenë edhe më i fortë. Të dhënat tregojnë se vetëm në muajin dhjetor grosistët e duhanit importuan rreth 240 tonë cigare më shumë se viti i kaluar, me një rritje prej 75 për qind. 

Kjo do të thotë mbi 12 milionë paketa shtesë vetëm në dhjetor, të cilat janë zhdoganuar me akcizën e vjetër prej 70 lekë, por që në treg po iu shiten qytetarëve me çmimet e rritura nën argumentin e taksës së re. 

Vetëm për këtë muaj, shmangia e taksave përmes kësaj forme shkon në mbi 2.4 milionë dollarë dhe disa herë më shumë nëse llogaritet për tre muajt e fundit së bashku. 

Por ky nuk është abuzimi i vetëm. Tregtarët i kanë rritur çmimet e cigareve në treg deri në dy herë më shumë se shtesa e taksave dhe madje kjo rritje ka filluar disa muaj përpara se taksat e reja të hynin në fuqi. 

Kjo e çon abuzimin në miliona dollarë, të cilat duhet të përfundonin në buxhetin e shtetit për t’i lejuar qeverisë të shpenzonte më shumë për spitalet apo mjedisin, por që në të vërtetë kanë shkuar si përfitime abuzive tek grosistët që kontrollojnë tregjet.

 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.