Arkiv-Lajme të përditësuara

Mina që gjymtoi Petrit Markun u komandua nga një makinë me targë “Urime çiftit”

Postuar në 06 Janar, 2014 03:13

Nikoleta Kovaçi

Rama pranë Gjikës, si mik apo si Kryeministër?!

Postuar në 06 Janar, 2014 03:10

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, është i akuzuar nga prokuroria për abuzim me detyrën në dhënien elejeve të ndërtimit dhe kjo akuzë ka tronditur jo pak PS-në në pushtet. Por duket se pavarësisht procesit hetimor, Gjika i ka punët në rrëgull me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka kaluar ditët e para të Vitit të Ri që sapo ka nisur. Një foto e postuar në facebook nga vetë Gjika ku shfaqet ai me Ramën të qeshur dhe buzë detit ai shkruar: “04 Janar 2014. Me Kryeministrin dhe deputetin e Vlorës Edi Rama! Për mua jo vetëm mbarësi,por përgjegjësi dhe angazhim!”

Pogradec, granatë në banesën e kreut të degës së PD-së. Policia shoqëron 20 persona

Postuar në 06 Janar, 2014 03:10

Sulmohet me granatë banesa e kreut të Partisë Demokratike të degës së Pogeradecit. Ngjarja ka ndodhur ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Paraprakisht mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një granatë në katin e parë të banesës të Luan Lipos, në lagjen numër 5 të qytetit të Pogradecit. Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes Lipo, por fatmirësisht ata kanë shpërtuar pa lëndime.

Tiranë, zjarr në një banesë tek “Komuna e Parisit”

Postuar në 06 Janar, 2014 03:09

Një banesë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës. 

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuanin zjarrin që fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.

Zjarri kishte rënë në një apartament në katin e katërt. Ende nuk dihen shkaqet.

/ Top Channel

Policë civilë “spiunojnë” semaforët në kryqëzime

Postuar në 05 Janar, 2014 04:35

TIRANE- Policia Rrugore avancon më tej masat e saj ndaj drejtuesve të mjeteve, duke nxjerrë në terren grupe oficerësh civilë që monitorojnë semaforët. Prej disa ditësh në kryqëzimet kryesore të Tiranës, të spostuar nga rruga, janë vendosur efektivë policie të veshur civilë, pa shenja dalluese, të cilët raportojnë çdo rast të shkeljes së semaforit nga drejtuesit e mjeteve. Lajmi është bërë i ditur dje nga Ervin Dervishi, komandant i trafikut rrugor të Tiranës.

Gjika e nis vitin me një foto me Ramën: Mbarësi për mua

Postuar në 05 Janar, 2014 04:32

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka postuar dje në Facebook një foto të realizuar në qytetin bregdetar me kryeministrin Rama.

Gjika e shoqëron foton me një status urimi. “04 Janar 2014! Me Kryeministrin dhe deputetin e Vlorës, Edi Rama! Për mua jo vetëm mbarësi, por përgjegjësi dhe angazhim!”, shkruan ai.

Dita

Kodheli: Dosja “Imami” është vetëm fillimi

Postuar në 05 Janar, 2014 04:30

Në një intervistë për Vizion plus, Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes, ka thënë se dosja ndaj paraardhësit të saj Arben Imami është vetëm fillimi i denoncimeve për abuzime me fondet publike jo vetëm në këtë ministri. “Sigurisht që ministria e Mbrojtjes nuk është e vetmja që ka hyrë në këtë proçes. Uroj që i gjithë ky premtim madhor që ne i bëmë publikut shqiptar të mund të realizohet atje ku ka abuzime, aty ku është punuar mirë puna do të vazhdojë. Por puna nuk ndalon me kaq. Ky ka qënë vetëm fillimi edhe është vetëm fillimi”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Pranga 61- vjeçarit, ngacmoi seksualisht 12- vjeçaren në ashensor

Postuar në 05 Janar, 2014 04:25

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për vepra të turpshme me një minorene, raporton Ora News.

Burime nga policia rajonale bëjnë me dije se është vënë në pranga 61-vjeçari Ndriçim Kalemi, banues në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit.

Sipas policisë, 61-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar sekualisht në ashensorin e pallatit një 12-vjeçare.

Kanë qenë prindërit e minorenes, ata të cilët kanë denoncuar në polici 61-vjeçarin, pasi ishin ishin vënë në dijeni nga vajza e tyre për “ndodhinë” në ashensor.

Goditjet e ekonomisë për vitin 2013

Postuar në 05 Janar, 2014 04:23

Të dhënat më të fundit zyrtare sinjalizojnë se tre-mujori i tretë i vitit të kaluar mund ta ketë zhytur ekonominë sërish në zonë negative, për herë të tretë që nga fillimi i krizës.

Instituti i Statistikave raportoi se të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë kanë shënuar gjatë këtij tre-mujori rënië të fortë të prodhimit.

Sipas INSTAT, rënien më të madhe e ka industria dhe ndërtimi, ku xhiro ekonomike e zhveshur nga efekti i cmimeve u tkurr përkatësisht me 10.8 dhe 11.3 për qind krahasuar me një vit më parë.

Tritoli në Milot, Doda: Mos kriminalizoni opozitën

Postuar në 04 Janar, 2014 15:58

Deputetja demokrate, Mesila Doda, reagon pas lajmit se një shtylle të tensionit të lartë në Milot i ishte vënë tritoli, shoqëruar me mesazhe politike që u gjetën në vendin e ngjarjes. Doda thotë se nuk duhet të kriminalizohet opozita.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara