Pranga 61- vjeçarit, ngacmoi seksualisht 12- vjeçaren në ashensor

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për vepra të turpshme me një minorene, raporton Ora News.
Burime nga policia rajonale bëjnë me dije se është vënë në pranga 61-vjeçari Ndriçim Kalemi, banues në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit.
Sipas policisë, 61-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar sekualisht në ashensorin e pallatit një 12-vjeçare.
Kanë qenë prindërit e minorenes, ata të cilët kanë denoncuar në polici 61-vjeçarin, pasi ishin ishin vënë në dijeni nga vajza e tyre për “ndodhinë” në ashensor.
Sipas policisë, rezulton se i moshuari është akuzuar edhe më parë për veprime të tilla.
Mësohet se 61-vjeçari përdorte ashensorin për të ngacmuar të miturat. Ndërkohë policia e Elbasanit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tema
Add new comment