Pogradec, granatë në banesën e kreut të degës së PD-së. Policia shoqëron 20 persona

Postuar në 06 Janar, 2014 03:10

Sulmohet me granatë banesa e kreut të Partisë Demokratike të degës së Pogeradecit. Ngjarja ka ndodhur ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Paraprakisht mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një granatë në katin e parë të banesës të Luan Lipos, në lagjen numër 5 të qytetit të Pogradecit. Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes Lipo, por fatmirësisht ata kanë shpërtuar pa lëndime.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat theksojnë se granata është vendosur poshtë derës së jashtme të shtëpisë së Lipos. Policia e Pogradecit po heton në disa pista, ku kyesorja është ajo për shkak të detyrës së Luan Lipos. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt personal dhe dyshon se ngjarja ka motive politike. Deri tani policia ka shoqëruar në komisariat 20 persona, të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

6 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.