Tritoli në Milot, Doda: Mos kriminalizoni opozitën

Postuar në 04 Janar, 2014 15:58

Deputetja demokrate, Mesila Doda, reagon pas lajmit se një shtylle të tensionit të lartë në Milot i ishte vënë tritoli, shoqëruar me mesazhe politike që u gjetën në vendin e ngjarjes. Doda thotë se nuk duhet të kriminalizohet opozita.

“Sot po dëgjojmë të flitet për akte terroriste me mesazhe politike të shoqëruara, duke tentuar të hiqet vëmendja nga aktet e paprecedenta të ndryshimit të kahjes ekonomike të zhvillimit të vendit dhe në të njëjtën kohë të kriminalizohet opozita dhe mbështetësit e saj. Taksat, nafta, borxhi ekonomik, rritja e çmimeve, mosrritja e pagave dhe pensioneve, janë të gjitha fenomene jo vetëm ekonomike, por me pasoja të rënda sociale, që do shpërthejnë në derë të Ekzekutivit përgjatë vitit të ardhshëm dhe do sjellin për fat të keq momente të vështira për shqiptarët, por tentativa për të kriminalizuar tezat politike të opozitës është një mënyrë të konceptuari shumë larg standardeve demokratike të një vendi. Pushtetarët duhet të mësojnë të drejtojnë me vërtetësi dhe të përballojnë situatat e vështira si politikanë me vizion, jo duke tentuar të cenojnë standardet demokratike të vendit”, shkruan Doda në FB.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.