Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjykata e Apelit cakton masën “arrest shtëpie” për Shtjefën Lleshin

Postuar në 08 Janar, 2014 04:15

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kreun e Gjykatës së Pukës Shtjefën Lleshi.

Apeli ka ndryshuar masën  e sigurisë nga “arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Tiranës në “arrest shtëpie” për Lleshin i cili akuzohet për korrupsion.

Ndërkohë ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-prokurorin e Pukës Pëllumb Premçi, ish- sekretaren Liljana Shkjau dhe ish-kancelaren Meliha Kuka, avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi dhe shoferin e Prokurorit të Pukës, Dëfrim Premçi.

Eduard Selami: Nuk ka dualitet Berisha-Basha në PD

Postuar në 08 Janar, 2014 04:14

Konfliktualiteti në politikën shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë me tone të larta dhe që në të kaluarën e ka dëmtuar vendin. Sipas jush, a ka shanse për të ndryshuar kjo klimë e acaruar?

Xhelal Mziu kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, gjyqi më 13 janar

Postuar në 08 Janar, 2014 04:12

Gjykata e Apelit do të zhvillojë më 13 janar seancën gjyqësore për kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Apeli ka regjistruar kërkesën për apelimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Mziun i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe  pabarazi në tenderë.

Gjykata Administrative në Kushtetuese

Postuar në 08 Janar, 2014 04:11

Për 1600 çështje, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë është në proces të shpalljes së moskompetences, duke ndërprere kështu shqyrtimin për t'ia kaluar Gjykatës Administrative. 

Këto vendime bazohen ne nje vendim unifikues te Gjykates se Larte, e cila shprehet se Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit.

Cameron kërkon futjen e kuotave për punëtorët nga vendet e tjera të BE

Postuar në 07 Janar, 2014 15:22

Kryeministri britanik David Cameron i ka dhënë një shtytje të re debatit, që po zhvillohet në Gjermani dhe në Britani të Madhe. Cameron do që në vendin e tij të përcaktojë kuota për numrin e migrantëve nga vendet e tjera të BE, që mund të futen në Britani dhe të kërkojnë punë.

Dajti ironizon dhe ofendon avokatët

Postuar në 07 Janar, 2014 15:20

Gjyqi ndaj Dritan Dajtit vazhdon të zvarritet që prej më shumë se dy vitesh. Asnjë nga avokatët nuk pranon të marrë në pyetje të akuzuarin për vrasjen e katër oficerëve të Policisë së Durrësit, më shtatë gusht 2009. Avokatët nuk pranojnë ta mbrojnë Dajtin, pasi ky i fundit i fyen thonë ata. Valentina Deodoresku ishte avokatja e fundit në listën e avokatëve që nuk pranoi në seancën e sotme të mbrojë Dritan Dajtin, duke deklaruar se është ofenduar nga ky i fundit dhe se nuk është paguar nga gjykata, raporton “Shqiptarja.com”.

Greqia nuk rinovon lejet e qëndrimit për emigrantët

Postuar në 07 Janar, 2014 15:18

Emigrantët shqiptarë në Greqi janë duke u përballur sërish pengesat nga shteti fqinj për dokumentat e qëndrimit të tyre atje.

Sërish këtë herë problem janë toponimet. Ndërsa pak muaj më parë për shkak të tyre, fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në shtetin fqinj nuk iu lejohet kalimi në kufi, këtë herë atyre nuk po iu rinovohen lejet e qëndrimit.

Sulmi me granatë, merret në mbrojtje familja e kreut të PD në Pogradec

Postuar në 07 Janar, 2014 15:16

Policia merr në mbrojtje kreun e degës së Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Lipo. Dy ditë pas një atentati që iu organizua në banesë, policia ka vendosur të marrë në mbrojtje Luan Lipon dhe familjen e tij.

Mësohet se nuk ka pasur një kërkesë nga ana e kreut të PD për Pogradecin, por ka qenë vendimi i uniformave blu bazuar në rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja dhe informacionet se mund të ketë ndonjë tjetër tentativë për atentat.

Masakër në Korçë, ekzekutohen 4 persona

Postuar në 07 Janar, 2014 15:14

Masakër në fshatin Gjonomadh në Korçë, ku çmenduria e Bashkim Latollarit u ka marrë jetën katër personave. 

Që të gjithë personat janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës. Burimet nga policia thonë se viktimat janë daja i autorit Rexhep Metollari dhe gruaja, së bashku me kushëririn e tij Belimon dhe bashkëshorten e tij, Daniela Meçollari.

Mësohet se autori ka vrarë fillimisht Rexhep dhe Valentina Metollarin dhe më pas ka ekzekutuar në banesën e tyre çiftin Belimon dhe Daniela Meçollari në sy të dy fëmijëve të tyre, 4 dhe 6 vjeç.

Objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes për 2014-ën

Postuar në 07 Janar, 2014 11:46

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka prezantuar sot objektivat e dikasterit që ajo drejton për vitin 2014. Ajo thase primare është lartësimi i figurës dhe integriteti i ushtarakut, nëpërmjet politikave që do të ndërmerren 

“Si asnjëherë më parë në qendër të këtyre reformave do të jetë lartësimi i figurës dhe integriteti i ushtarakut nëpërmjet politikave të nevojshme në fushën e personelit, legjislacionit, promovimit në karrierë, rritjen e transparencës, llogaridhënien dhe eliminimin e korrupsionit në forcat tona të armatosura”, tha Kodheli.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara