Gjykata e Apelit cakton masën “arrest shtëpie” për Shtjefën Lleshin

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kreun e Gjykatës së Pukës Shtjefën Lleshi.
Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Tiranës në “arrest shtëpie” për Lleshin i cili akuzohet për korrupsion.
Ndërkohë ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-prokurorin e Pukës Pëllumb Premçi, ish- sekretaren Liljana Shkjau dhe ish-kancelaren Meliha Kuka, avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi dhe shoferin e Prokurorit të Pukës, Dëfrim Premçi.
Në pamjet e transmetuara në një emision investigativ, shfaqeshin sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau dhe kancelarja e Gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, të cilat merrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi dhe prokurorit Pëllumb Prençi, pesëqind mijë lekë të reja për të ndryshuar masën e sigurisë për një të pandehur nga “arrest në burg pa afat” në “detyrim për paraqitje”.
DITA
Add new comment