Cameron kërkon futjen e kuotave për punëtorët nga vendet e tjera të BE

Kryeministri britanik David Cameron i ka dhënë një shtytje të re debatit, që po zhvillohet në Gjermani dhe në Britani të Madhe. Cameron do që në vendin e tij të përcaktojë kuota për numrin e migrantëve nga vendet e tjera të BE, që mund të futen në Britani dhe të kërkojnë punë.
Ministria e Brendshme britanike është e mendimit se numri më i madh i punëtorëve, që mund të vijnë në Britani brenda një viti, duhet të jetë 75 000. Por kjo shifër duhet të vlejë vetëm për anëtaret e ardhshme të BE, sqaroi Cameron, në një intervistë për rrjetin BBC. “Ne jemi duke negocioar sërish pozicionet tona në Evropë dhe duam që të futen rregulla të reja më të rrepta për ardhjen e migrantëve”, tha ai. Kuota nuk ka të bëjë me bullgarët dhe rumunët, të cilët prej 1 janarit kanë të drejtë që pa kufizime të kërkojnë vende pune në të gjitha vendet anëtare të BE.
Ndryshimi i Marrëveshjes së BE
Komisioni i BE ka reaguar i përmbajtur. Së pari duhet shikuar se çfarë po kërkon saktö Cameroni, tha zëdhënësi i Komisionit, Jonathan Todd në Bruksel. “Liria e lëvizijes së punëmarrësve është një prej bazave të BE. Kjo vlen që prej themelimit të tij në vitet 50-të. Kjo është edhe baza e tregut të përbashkët në BE”, tha ai. Çdo kufizim i mundësisë së punësimit në vendet sipas dëshirës duhet të bëhet vetëm me ndryshimin e Marrëveshjeve të BE, të ratifikuara nga të gjitha vendet, shpjegon zëdhënësi. Kryeministri britanik Cameron u shpreh i sigurt se deri në anëtarësimin e ndonjë vendi të ri mund të ndryshohen rregullat. (DW)
PANORAMA
Add new comment