Rama falënderon Policinë e Shtetit: Rezultate pozitive në të gjithë sektorët

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të falënderuar policinë e shtetit për rezultatet pozitive të arritura gjatë kësaj periudhe si dhe qytetarët për bashkëpunimin me uniformat blu. Ai u është referuar të dhënave të publikuara nga ministri Saimir Tahiri, krahasuar me një vit më parë.
“Dhjetor 2013 krahasuar me Dhjetor 2012. Rezultate inkurajuese per te ardhmen. Faleminderit punonjesve te Policise se Shtetit dhe bashkepunimit te qytetareve.
VRASJET – Ulur me 55% krahasuar me dhjetor 2012
PERSONA NË KËRKIM – Janë kapur 29% më tepër se në dhjetor 2012.
LUFTA KUNDËR DROGËS – 55% më shume procedime penale, 60% më shume autorëve të proceduar.
TRAFIQET -167% më shume procedime penale dhe 168% më shume autorë të proceduar.
KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI – 142% më shume procedime penale dhe 116% më shume autorë të proceduar.
QARKULLIMI RRUGOR – Janë ulur me 38% aksidentet me pasojë vdekjen. Janë ulur me 13% aksidentet në total. Janë ulur me 20% aksidentet me pasojë plagosje të rënda dhe janë ulur me 8% aksidentet me plagosje të lehta. Është rritur me 193% numri i masave administrative.
DHUNA NË FAMILJE – Treguesit janë 45% më të lartë sa u përket veprave penale dhe 46% më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.
NDËRTIMET PA LEJE – Treguesit janë rreth 27 herë më të lartë sa u përket veprave penale dhe rreth 20 herë më ta lartë sa i përket autorëve të proceduar.
PRERJA E PALIGJSHME E PYJEVE – Treguesit janë rreth 38 herë më të lartë sa i përket veprave penale dhe rreth 42 herë më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar”, shkruan Rama në Facebook.
Shqip
Add new comment