Hakmarrja shqiptare trondit Suedinë, masakrohet djali 12 vjeçar i Admir Tafilit

Postuar në 04 Janar, 2014 15:53

Gjakmarrja ose hakmarrja tipike shqiptare ka çuar pranë vdekjes djalin 12-vjeçar të Admir Tafilit, një prej të arratisurve nga burgu i Drenovës pak javë më parë. Fëmija që jetonte në Suedi së bashku me pjesën tjetër të familjes është bërë sot pre e dhunës në autobusin e shkollës, ku është qëlluar me plumba dhe thikë nga një një person deri më tani i paidentifikuar. Mediat suedeze kanë pasqyruar lajmin duke nxjerrë në dritë historinë e hakmarrjes mes dy familjeve që ka shkuar deri në masakrimin e djaloshit. Mendohet se agresori ka qënë shqiptar por policia suedeze nuk ka arritur akoma ta kapë. Familja e Tafilit kishte marrë azil në Suedi për shkak se ndihej e pasigurtë në Shqipëri pas dënimit të Admirit për vrasjen e dy vëllezërve, ndaj të cilëve mori hak për vrasjen e babait të tij.

Sipas medieve suedeze djali i Tafilit, u gjet i rrahur keq në zonën Boda/Hässleholmen në Boras rreth orës 16:30 në prag të Vitit të Ri në një stacion autobusi. 12-vjeçari është qëlluar tri me armë dhe përveç kësaj është çarë keq në qafë.

“Kemi rrethuar zonën dhe aktualisht po kërkojmë dëshmitarë. Ende nuk kemi asgjë të sigurt”, shprehet Anki Larsson, oficer policie. “Ka një arsye speciale, por nuk mund të flas mbi këtë arsye por kjo nuk përbën ndonjë sekret”, ka thënë më tej ai për mediat vendase.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.