Arkiv-Lajme të përditësuara

Apeli lë në burg 3 të akuzuarit për korrupsion

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 02:59

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre nga gjashtë të akuzuarit për korrupsion në Gjykatën e Pukës. Seanca u zhvillua pas ankimimit të depozituar nga avokatët mbrojtës për masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë dy javë më parë për arrestimin e 7 të dyshuarve për skandalin e publikuar nga “Fiks-Fare”.

Seanca

Ersekë, shpërthen makina e drejtorit të ujësjellësit

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 02:57

Makina e drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm jashtë ambienteve të një lokali, ku makina e Orest Malushit, drejtori i ujësjellësit në Ersekë ka qenë e parkuar.

Nga shpërthimi, që dyshohet të ketë ndodhur nga vendosja e lëndës eksplozive tritol poshtë mjetet, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur menjëherë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e mjetit.

Shqip

Berisha paralajmëron lëvizje popullore: Rama ka obsesionin e vrasjes. FMN dështoi me piramidat

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 02:56

Sali Berisha u shfaq sërish në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ndryshe nga hera e kaluar, kur ishte kryeministër dhe i duhej të shfaqej trendy, këtë herë Berisha lëshoi vetëm akuza pa fund.

Ai tha se Edi Rama vuan nga një sëmundje mendore, që e ka çuar pranë vetëvrasjes.

Qeveria rrëzon amendamentin e LSI

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 02:55

Qeveria nuk e ka pranuar propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të mos rritur tatim fitimin në industrinë e fasonit.

Zëvendësministri i Financave Ervin Mete tha se kjo do të kishte efekte të mëdha negative në buxhet.

"Për shkak të efektit të konsiderueshëm në buxhet, ne nuk mund ta mbështesim tani këtë si masë. Siç ju thashe edhe një ditë më parë, është në synimin tonë që në një të ardhme jo të largët të shohim një paketë totale masash për një sërë sektorësh", tha Mete.

Bashës i ikën një këshilltar bashkiak, maxhoranca arrin 3/5

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 07:45

Një këshilltar demokrat i bashkohet maxhorancës në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Agim Kraja ka kaluar në radhët e LSI-së, duke e çuar numrin e këshilltarëve të majtë, të cilët kanë shumicën, në 33 anëtarë. Lëvizja e Krajës drejt LSI-së i jep maxhorancës së majtë kuotën prej 3/5 e votave të Këshillit Bashkiak.

Panorama

Haradinaj vazhdon betejën me myslimanët për “mjekrrën”

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 07:44

Është kthyer në një betejë të vërtetë deklaratash por dhe epitetesh marrëdhënia e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me Lëvizjen Islamike Bashkohu në Kosovë. “Mjekrrat tuaja jo si ato të Ismail Qemalit e Adem Jasharit” i përgjigjet AAK-ja në një deklaratë të fundit drejtuar LISBA-s si kundërpërgjigje ndaj talljes që kjo lëvizje bëri pak kohë më parë në drejtim të Haradinajt.

Rama: Qeveria? Ministrat, vlerësim sipas performancës

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 07:42

Rama për Imamin
“Çfarë mund të kem unë personale me Arben Imamin? Kush mund ta marrë seriozisht politikisht atë?! Ai u bë i famshëm politikisht vetëm kur i hipi tankut kundër Berishës… Edhe Sudja kështu thoshte, e kanë me mua politikisht…”

“Imami mbrohet si Sudja. Pas Bashës do të shemben pallate të tjera”

Fatjona Mejdini

Gjykata lë në burg Skejën/ Prokuroria i ka gjetur fije floku në makinën e gjobëvënies

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 07:40

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg truprojën e familjes Berisha, Fatos Skeja, së bashku me Gojart Locin.

Ata akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenit shqiptaro- amerikan, Ramazan Hima.

Edhe pse e ka njeri të afërt, Skeja i ka vendosur një gjobë prej 100 mijë euro Himës.

Në seancën për masën e sigurisë, Skeja tha se është i pafajshëm pasi nuk ka qenë në makinë ditën kur ka ndodhur krimi.

Avokati i tij tha se duhet një masë më e butë arresti, pasi Skeja ka qenë pjesë e strukturave të shtetit dhe nuk ka rrezik arratisje.

Policia, masa shtesë për Vitin e Ri

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 07:39

Policia e Shtetit informoi për rritje të gatishmërisë dhe marrjen e masave shtesë për garantimin e rendit, në ditët festive që paraprijnë dhe pasojnë ndërrimin e viteve.

Konkretisht, janë marrë masa për sigurinë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidendale, të cilat gjykuar nga eksperienca e viteve të shkuara njohin një rritje në këtë periudhë të vitit.Këto masa do të vihen në zbatim nëpërmjet rritjes së numrit të patrullave në rrugët e vendit, të kontrolleve dhe të efektivëve në gatishmëri për çdo situatës.

Rrëzimi i ligjit të “Nëpunësit”, Rama: Do të respektojmë Kushtetuesen

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:36

Kryeministri Rama e cilësoi të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e aktit normativ për administratën publike, por tha se e respekton atë.

I ftuar në emisionin “Top Story” në “Top Channel” me gazetarin Sokol Balla, Rama tha se ideja e një reforme tërësore në Drejtësi nuk buron nga dëshira për hakmarrje ndaj vendimeve të tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara