Arkiv-Lajme të përditësuara
Bode: Taksë progresive se s’ka program qeverisës. Cani: E keqja kaloi
Ish-ministri i financave Ridvan Bode deklaroi se me paketën e re fiskale qytetarët do të paguajnë më shumë. Sipas tij qëllimi i ndryshimit te sistemit të taksave është mungesa e programit nga ana e qeverisë.
Mazhoranca harton raportin: Të shkarkohet Xhuka e ILDKP
Kryeinspektorja e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka, do të shkarkohet nga detyra qëmban prej gati 1 viti. Ky është në fakt verdikti i grupit hetimor parlamentar, i cili prej pothuajse një muaji është përpjekur të kontrollojë veprimtarinë ligjore të institucionit të ILDKP-së që nga koha që ai drejtohet nga Xhuka. Burime nga ky grup hetimor kanë bërë të ditur se tashmë është hartuar raporti përkatës, ku Kuvendit i sugjerohet që kryeinspektorja e ILDKP-së të lirohet nga detyra.
Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu. Ai u paraqit mëngjesin e sotëm në seancën gjyqësore ndërsa mbrohej nga avokati Genci Gjokutaj.
Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e parë duke e lënë në burg kryebashkiakun e Kamzës. Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua mbrëmjen e së premtes pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i ri-Laknas. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkine e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.
SHQIP
Debati për buxhetin 2014
Diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2014 në Parlament, nisi me replika mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke e krahasuar këtë buxhet me paraardhësin, të cilin e quajti buxhet elektoral, Kryeministri Rama tha se buxheti i vitit 2014 shënon kthesën në drejtim të rimëkëmbjes ekonomike.
Amnistia e Vitit të Ri, qeveria do të lirojë 1000 të dënuar
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur draftin që do të miratohet nga Qeveria në mbledhjen e fundit të këtij viti. Bëhet fjalë për të burgosur, të cilëve u kanë mbetur edhe pak kohë burg, ose janë duke kryer dënime për vepra penale të lehta. Arsyeja kryesore e amnistisë, mbipopullimi i qelive
Taçi: Nuk iki nga Shqipëria, do përballem me drejtësinë
Rezart Taçi thotë se nuk do të largohet nga Shqipëria, pasi është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Biznesmeni që u kallëzua tri ditë më parë në prokurori bashkë me disa familjarë të tij për evazion fiskal e falsifikim dokumentesh shprehet se është i hapur për hetime. Në një prononcim për GSH, Taçi thotë se kjo nuk është hera e parë që përballet me prokurorinë, por ndaj tij nuk janë gjetur prova fajësie.
Pas këshillës “ecni në këmbë” Rama këshillon: Mos pini duhan, pije energjitike dhe alkol
Rritja e akcizës për duhanin nga qeveria e re është argumentuar nga Kryeministri Edi Rama si një tjetër masë për kujdesin ndaj shëndetit të qytetarëve. Gjithashtu si një kujdes ndaj shëndetit e ka parë Rama dhe vendosjes se akcizës ndaj pijeve energjitike dhe alkolit. Duke folur para grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se për rritjen e akcizës ndaj duhanit, që pritet të sjellë rritje të çmimit, do të më falenderojnë dhe duhanpirësit pasi ulja e konsumit të duhanit do të jetë më mirë për shëndetin e tyre.
Priten debate dhe replika të ashpra mbi objektivat e qeverisë për vitin e ardhshëm
Buxheti 2014, Kuvendi mblidhet në seancë maratonë
Basha: Rama sulmoi Europën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilësoi të dështuara 100 ditët e para të qeverisjes së kryeministrit Rama.
Gjatë një konference për shtyp në selinë blu, Basha tha se Rama humbi përballë rinisë kundër armëve dhe ligjit kundër aktit normativ, e mbi të gjitha dështoi në marrjen e statusit.
Abuzimet në shtet, në 5 vjet 144 punonjës të dënuar
Ndërsa Bashkimi Europian kërkon prova konkrete për luftën ndaj korrupsionit, shifrat për ndëshkimin e fenomenit në Shqipëri janë të ulëta. Rezultatet më të fundit janë bërë publike në një studim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka pasur në fokus rastet e gjykuara për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion në administratën publike, raporton Vizion Plus. Të dhënat e këtij studimit tregojnë se në 5 vjet, gjatë periudhës 2007 – 2012 numri i punonjësve të marrë të pandehur, është gjithsej 232. Por fajtorë për shpërdorim detyre, janë shpallur vetëm 144 prej tyre.