Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjyqtarët: Dakord për reforma, por duke na respektuar pavarësinë

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 08:16

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare ka dalë me një deklaratë pas një takimi të organizuar për të analizuar raportin e progresit të Bashkimit Europian.

Në deklaratë thuhet se ata janë gati për të kontribuar maksimalisht në luftën kundër korrupsionit. Më poshtë, një pjesë e deklaratës:

Buxheti, PD gati paketën e amendamenteve: Shëndetësi dhe legalizime falas

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 08:12

Në seancën parlamentare të ditës së shtunë, ku është parashikuar të votohet nen për nenprojektbuxheti dhe paketa e re fiskale, PartiaSocialiste pritet që të ketë një përballje interesante. Kësaj here jo me grupin parlamentar demokrat, por me vetë premtimet kryesore që ajo lançoi gjatë fushatës elektorale, një pjesë e mirë e të cilavenuk u reflektuan në projektbuxhetin dhe paketën e re fiskale për vitin 2014.

Cani: Na e lanë Shqipërinë me borxhe si në kohën e Sudes

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 08:10

Ministri i Financave akuzon shtetarët e djeshëm për presione

Naço: Ashpërsim dënimeve për veprat e rënda

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 08:08

Në një dalje para mediave, ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi se do të kërkojë nga Prokuroria ashpërsim të dënimeve për veprat e rënda penale. 

Duke folur nga Kryeministria, Naço tha se“kohët e fundit ka pasur rritje të kriminalitetit tek të rinjtë”.

“Duke filluar nga Janari 2014 në drejtësinë shqiptare do të ketë një klimë të re. Do i drejtohemi Prokurorisë së Përgjithshme dhe do i kërkojmë një ashpërsim të dënimeve për veprat e rënda penale dhe kur është mundësia aplikimin e dënimeve alternative”, tha ministri i Drejtësisë. 

 

 

Qeveria “Rama” ndryshon sërish buxhetin 2013

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:17

-Buxheti i vitit 2013 ndryshon sërish, në ditë e fundit të dhjetorit. Qeveria dërgon në Kuvend aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin aktual, me qëllim rishpërndarjen e fondeve për disa ministri. Puna e mirë në tatime e dogane krijoi të ardhura shtesë të cilat duhen adresuar sipas nevojës, shpjegohet në relacionin e qeverisë. “Shekulli” ka mundur të sigurojë këtë dokument , ku thuhet se nxjerrja e aktit normativ vjen si pasojë e situatës së pamundur, kohës së kufizuar për të nxjerrë ligjin e nevojshëm nga organi ligjvënës, qoftë edhe nëpërmjet procedurave të përshpejtuara.

Kosovari fitoi 2,5 mln euro duke qëndruar në shtëpi

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:15

Firmat e ndërtimit që fitonin tenderë rikonstruksioni nga institucionet, ndihmonin duke e deklaruar si nënkontraktor firmën “Dielli” të Ismet Sylës, ndërsa ky përfitonte me faturat fiktive rimbursimet e TVSH-ve në Tatimet e Kukësit me vlerën 2,5 milionë euro. Kjo skemë ka siguriar përfitime për kosovarin e arrestuar dhe 24 të tjerët që do gjykohen në gjendje të lirë dhe e kanë ndihmuar në mashtrimin financiar.

 

Hetimi dhe akuzat

Konflikt me policin rrugor, Prefekti i Vlorës, Dervishi, shoqërohet në polici

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:14

Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, është bërë sërish personazh mediatik jo për punën e tij por për problemet që e ndjekin ngado. Këtë herë ai duket se nuk është viktima por agresori pasi është shoqëruar në polici pas një konflikti me një polic rrugor për parkim të gabuar. Pak ditë më parë në makinën e tij u gjet eksploziv i vendosur me telekomandë, ndërsa sot ai ka qënë në Komisariatin Nr.1 të kryeqytetit për të sqaruar konfliktin me policinë rrugore.

‘Babagjyshët’ luajtën me fëmijët te TEG-u

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:12

Analizohen pamjet filmike, çantat e zeza me lekë e flori pjesë e “veshjes”. Gjenden armët

Silvana Muça

Digjet makina në tunelin e Krrabës

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:11

Një makinë u përfshi nga flaket pasditen e së mërkurës në tunelin e Qafë Krrabës.

Policia e Elbasanit bën të ditur se mjeti ka qenë në levizje brenda në tunel, kur është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, dy personat që udhëtonin në mjetin me targa KR 5884 kanë mundur të dalin në kohe pa u lënduar. 

Siç sqaron policia, ngjarja ka qenë aksidentale. 

Flaket janë lokalizuar fillimisht në motorin e mjetit tip "Peugeot". Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrëfikëse dhe policia, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. 

Naço çon në Qeveri amnistinë, ja kush do përfitojë ulje dhe liri

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 02:48

Ministria e Drejtësisë i dërgoi dje Qeverisë për miratim projekt-ligjin dhe relacionin për amnistinë e të dënuarve për krime të lehta dhe të arrestuarve deri më 30 nëntor po për këto krime. Gazeta DITA disponon të plotë projekt-ligjin që po e boton, ku specifikohen kategoritë, krimet, moshat, koha dhe përafërsisht numri që përfiton. Nga të dënuarit pritet të lirohen 200-300 persona nga kjo amnisti, kurse mbi 500 të tjerë pritet të përfitojnë ulje të dënimit dhe lirim nga paraburgimet për veprat për të cilat janë arrestuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara