Arkiv-Lajme të përditësuara

Shisnin ilaçet e spitalit, në pranga dy farmacistë dhe një infermier

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 14:47

Korrupsioni në shëndetësi është galopant por policia ka mundur të zbulojë një nga rrjetet e nxjerrjes së ilaçeve spitalore jashtë spitalit për ti shitur më pas në treg. Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy farmacistë të QSUT dhe një infermier të Spitalit Universitar Psiqiatrik “Xhavit Gjata”, të akuzuar se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shitur në farmaci të ndryshme të Tiranes kundrejt çmimeve më të ulëta se ai reali ilaçe, të cilat kishin të stampuar në amballazhin e tyre për  “Përdorim spitalor, ndalohet shitja”.

Rama: Forcat ekstremiste ndikuan për statusin, refuzojmë fyerjet ndaj shqiptarëve

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 13:18

Rama: Forcat ekstremiste ndikuan për statusin, refuzojmë fyerjet ndaj shqiptarëve
22 Dhjetor 2013 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Gazeta Shqip

Një pjesë të mirë të fjalimit të tij, në aktivitetin për analizen e 100 ditëve qeverisjes të së majtes ku çdo minister paraqiti arritjet dhe objektivat, kryeministri Edi Rama ia kushtoi vendimit për shtyrjen e statusit të vendit kandidat.

Rexhep Qosja: Nuk mund të luftohet korrupsioni pa nxjerrë para gjyqit Sali Berishën

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 13:17

Akadamiku Rexhep Qosja flet për 100 ditët e para të qeverisjes “Rama” dhe thekson se lufta kundër korrupsionit nuk do të jetë e suksesshme në qoftë se nuk dalin para drejtësisë edhe të ashtuquajturit ‘peshq të mëdhenj’, si ish-kryeministri. “Sali Berisha duhet të nxirret në gjyq!”, thotë Qosja në një intervistë për GSH.

Qosja thotë se përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria është Berisha dhe qeverisja e tij e keqe.

Swoboda: Vendim zhgënjyes

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 13:16

Në një intervistë dhënë për Top Channel, Hanes Svoboda, president i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, e quan një vendim negativ dhe zhgënjim të madh refuzimin që iu bë Shqipërisë për mosdhënien e statusit të vendit kandidat.

Ai thotë se dita për çeljen e negociatave duhet të jetë e afërt.

Z. Svoboda, ç’mendim keni për vendimin e Këshillit mbi Shqipërinë?

100 ditët e para të qeverisë, Rama paraqet sot rezultatet e punës

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:24

Kryeministri Edi Rama pritet të paraqesë sot në publik rezultatet e punës së qeverisë së tij në 100 ditët e para të qeverisjes. Përmes rrjeteve sociale, kryeministri fton qytetarët të ndjekin sot drejtpërdrejt në televizion paraqitjen e 100 ditëve të para. “Nesër, e dielë, 22 dhjetor, paraqiten në publik live tv dhe livestream në Tëitter e FB 100 ditët e para të qeverisë. Ia vlen ta ndiqni.”- shkruan Rama dje në “Facebook”.

Dita

Mark Frroku: Qeveria të marrë vendim, presim deri në janar

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:22

Kristiandemokratët e përfaqësuar në Parlament nga deputeti Mark Frroku kanë kërkuar që të përfshihen në qeverisje. Ata I kanë caktuar Kryeministrit Edi Rama afat deri në janar për ti përfshirë në postet qeverisëse ndryshe do të ndryshojnë qëndrim ndaj tyre. Deputeti kristiandemokrat, Mark Frroku, ka deklaruar se fillimi i vitit që vjen është momenti i kësaj vendimmarrje të tillë, kjo edhe në bazë të premtimit të bërë para krijimit të koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Policia gjen në shtëpinë e Xhelal Mziut vulën e një KZAZ-je në Kamëz

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:20

Gjatë kontrollit të banesës së kreut të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është gjetur një vulë e qendrës së votimit Nr. 27 në Kamëz. Ky është detaji më i fundit i zbuluar nga policia e Tiranës pas arrestimit një ditë më parë të kreut të Bashkisë së Kamzës nën akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe shkeljes së detyrës.

Arrestimi i Mziut/ Meta: Jemi të vendosur për të luftuar krimin e korrupsionin

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:18

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar nga Lezha arrestimin e kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Kallëzohet për evazion Rezart Taçi

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:15

Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas hetimesh intensive në sekret të plotë, gjatë dy muajve të fundit, dorëzoi në prokurori kallëzimin penal ndaj biznesmenit të njohur Rezart Taçi, për evazion fiskal dhe mospagim taksash.

Statusi, Roucek: Jemi të zhgënjyer nga Këshilli i BE-së, Shqipëria ka bërë progres domethënës

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 10:39

Këshilli i BE-së, Britania e Madhe nga një vend historikisht avokate e politikave të zgjerimit të unionit, u kthye në një vend që kundërshton një gjë të tillë. 

Kryeministri, David Cameron foli për masa më të rrepta për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së.

Kjo lëvizje shihet si paradoks pasi për vite, qeveria britanike i ka mëshuar idesë se, zgjerimi i BE-së do të transformojë gradualisht unionin duke bërë që vendet anëtare të humbin peshën federale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara