Arkiv-Lajme të përditësuara

Paketa Fiskale, 10 % TVSH më e ulët për barnat, rivendoset për karburantet

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:23

Teprica kreditore e TVSH-së së rimbursueshme të tatimpaguesit, kalon nga administrata tatimore, që është aktualisht, te sistemi i thesarit, si dhe zgjatet afatit i kontrollit dhe aprovimit të tepricës kreditore nga 30 ditë, që është aktualisht, në 60 ditë

Anti-korrupsioni, SHBA: Duhet nisur me konfiskimin e pasurive të paligjshme të politikanëve

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:22

Ekspertë për Ballkanin në Uashington i thanë Zërit të Amerikës se lufta kundër korrupsionit duhet filluar me konfiskimin e të gjitha pronave dhe pasurive të paligjshme që politikanët kanë grumbulluar, të cilat ata nuk mund t’i justifikojnë si të vëna përmes të ardhurave të rregullta. Julian Zyla i Zërit të Amerikës ndoqi një diskutim të zhvilluar në Fondacionin Heritage mbi zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore dhe bisedoi me disa prej ekspertëve.

Ndahet nga jeta aktori Fatos Sela, vuante nga një sëmundje e rëndë

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:21

Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare aktori i Teatrit Kombëtar Fatos Sela. Ai vuante prej kohësh nga  një sëmundje  e rëndë që i mori edhe jetën.

Sela është një nga emrat më të vlerësuar të teatrit shqiptar. Ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1972. Prej 20 vitesh ishte aktori i teatrit Bylis të Fierit, ndërsa në vitin 1995 u emërua aktor i Tetarit Kombëtar. Fatos Sela ka interpretuar shumë role gjatë karrierës së tij, ndërsa ndër rolet më të fundit ishte ai i Salierit në dramën ‘Amadeus’.

Kukan: Shtyrja e statusit, jo e drejtë

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:19

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan inkurajon politikanët shqiptarë që të vazhdojnë atmosferën pozitive të krijuar pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa u kujton se integrimi bëhet për qytetarët shqiptarë. 

Marrëveshja mes pesë anëtarëve të fuqishëm të bllokut për të mos e dhënë votën pro të dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë e shtyn vendimin deri në qershor të 2014-s. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Kukan pohon se një zhvillim i tillë nuk ishte krejt i papritur për të. 

Mashtrimi 26 milionë dollarësh

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:34

Pas një hetimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, është arritur të zbulohet një skemë e madhe mashtruese me rimbursimin e TVSH, e cila dyshohet se arrin në vlerën e rreth 26 milionë dollarëve.

Plagoset me armë zjarri babai i kreut të PS-së, Prezë

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:32

Plagoset me arme zjarri babai i kreut të PS-së në Prezë të Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se Shefqet Kajmaku, babai i kreut të PS, Lavdim Kajmaku është qëlluar me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Pak muaj me pare kreu i PS-se ne Preze leshoi akuza se sulmet i vinin nga kreu i Komunes Preze.

Shkrimin e gjeni ne linkun me poshte:

 

 

DITA

Thaçi dhe Tadiç mund të nominohen për Nobelin

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:31

Kreu i grupit lobues shqiptar në kongresin amerikan, është duke kërkuar mbështetje për emërimin e Catherine Ashton-it, Ivica Daqiç-it dhe Hashim Thaçit për çmimin Nobel, sipas Tanjug-ut.

Kukan: Shtyrja e statusit, jo e drejtë. Deri në qershor Shqipëria të tregojë qëndrueshmëri

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:30

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan inkurajon politikanët shqiptarë që të vazhdojnë atmosferën pozitive të krijuar pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa u kujton se integrimi bëhet për qytetarët shqiptarë.

Marrëveshja mes pesë anëtarëve të fuqishëm të bllokut për të mos e dhënë votën pro të dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë e shtyn vendimin deri në qershor të 2014-s. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Kukan pohon se një zhvillim i tillë nuk ishte krejt i papritur për të.

Rama: Vendimi na bën më të vendosur

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:29

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës për çështjen e statusit të vendit kandidat, ka pranuar se vendimi i djeshëm i Këshillit të Evropës nuk ishte më optimali. 

Por nga ana tjetër, Rama ka nënvizuar se vendet anëtare kanë vlerësuar me nota maksimale reformat e realizuara në tre muajt e parë të qeverisë, duke kërkuar më shumë kohë posaçërish për të parë vijimin e tyre. 

Rama: Pasdite bëj publik qëndrimin tim për statusin

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:41

Kryeministri Rama njofton se qëndrimin e tij për shtyrjen e statusit do ta bëjë publik pasditen e sotme. Rama shkruan në rrjetet sociale se do të jetë para mediave në orën 19:30.

“Sot në 19.30 live tv dhe livestream në FB e Tuiter qëndrimi im për vendimin e djeshëm të BE për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, shkruan Rama në FB.

Dita

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara