Mashtrimi 26 milionë dollarësh

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:34

Pas një hetimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, është arritur të zbulohet një skemë e madhe mashtruese me rimbursimin e TVSH, e cila dyshohet se arrin në vlerën e rreth 26 milionë dollarëve.

Në kuadër të këtij hetimi, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e “arrestit me burg”, për disa persona, administratorë dhe punonjës të disa kompanive që ushtronin aktivitetin në mënyrë të jashtëligjshme në fushën e grumbullimit të mbetjeve metalike. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar gjatë orëve të fundit nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

Personat e arrestuar dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar subjekte tatimorë fiktivë, nëpërmjet të cilëve deklaronin veprime financiare, dhe kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të paligjshme rimbursimin e TVSH-së nga ana e administratës tatimore.

Për zbërthimin e kësaj skeme mashtruese, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Nga veprimet proceduriale, ka rezultuar se personat e arrestuar janë administratorë të kompanive të konsideruara të Nivelit II, të cilët operojnë në veprimtarinë e mbledhjes dhe përpunimit të skrapit.

Këta persona dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive subjekte të konsideruara të Nivelit III, nëpërmjet të cilave deklaronin se kishin kryer aktivitet shitje-blerje.

Hetimi provoi se subjektet e Nivelit III janë, në përgjithësi, në emër të personave që nuk kanë mundësi reale për krijimin e aktiviteteve tregtare dhe se regjistrimi këtyre subjekteve në organet tatimore është realizuar nga ana e administratorëve të subjekteve të Nivelit II.

Për këtë arsye, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë vendosi masën e “arrestit me burg”, për disa persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikimi i dokumenteve”, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, dhe “mashtrimi”. /shqiptarja.com/

 GJERGJ LAMI, 32 vjeç, Administrator i subjektit “AJSI”

ILIR ALLMETA, 31 vjeç, Administrator i subjekteve “ALEKSI &AJSI” dhe “ALLMETA”

JOSIF KADRIA, 53 vjeç

RAMIZ VEIZAJ, 50 vjeç, administrator i subjektit ‘Jurkli-2012”

KADRI RAMA, 51 vjeç, administrator i subjekteve “VAKUM” dhe “LU-KA-GRUP”

ROBERT HOXHA, 46 vjeç, administrator i subjektit ” XHOIS GRUP”

AVNI HOXHA, 55 vjeç, Administrator i subjektit “HOXHA”

HAVA MUCOLLARI, 46 vjeçe, Ekonomiste e disa subjekteve në arrest shtëpie

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.