Arkiv-Lajme të përditësuara

Basha: Buxheti i Ramës rrënon ekonominë, rrit borxhin, rrit shpenzimet, fshin investimet

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 07:49

Kuvendi do të mblidhet sot për të debatuar për buxhetin e shtetit për vitin 2014, i cili është bërë publik vetëm sot. Ndërkohë opozita e cila akuzon dhe për vonesën e madhe qeverinë e re ka shprehur kritika të forta ndaj buxhetit “Rama”. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar ku tha se në këtë buxhet paraqiten zgjedhje të gabuara e të rrezikshme të qeverisë. Opozita pritet ti beje oponence te forte buxhetit dhe Basha shpalosi disa nga argumentet kunder.

Projektbuxheti, debate në Konferencën e Kryetarëve. Paloka: Keni shkelur afatet. Cani:Qeveria e kaluar nuk ka respektuar afatet që ka pasur

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 07:48

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës sa i përket projektbuxhetit të shtetit.Deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë se ka shkelur rregulloren dhe ligjin duke sjellë me vonesë draftin në Parlament.

Shqipëria e meriton statusin e kandidatit për në BE

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 07:46

Shqipëria e meriton statusin e kandidatit për në BE
16 Dhjetor, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Opinion | Shkruar nga: TemA
Select Language​▼

Nga Kate Holman

EuObserver

Në një nga programet e BBC Today, prezantuesi e gjente të vështirë që të besonte se një vend- Ukraina- mund të pëlqejë akoma anëtarësimin në BE. Por nuk është një rast i izoluar. Ka një tjetër vend, akoma më afër shtëpisë, ku 87 përqind e popullsisë duan anëtarësimin dhe kanë bërë që tani shumë përpjekje për ta marrë atë: Shqipëria.

Ahmetaj: Buxheti 2014, historik

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 07:44

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi se buxheti i vitit 2014 është historik, pasi bën të mundur mbajtjen e premtimeve që maxhoranca aktuale i ka bërë qytetarëve shqiptarë.

"Taksa progresive është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, 97 për qind e qytetarëve kanë përfitime. Shtresës së mesme të shqiptarëve i kthejmë pagën e 13-të", u shpreh Ahmetaj.Duke folur për mediat, disa orë përpara nisjes së seancës plenare ku pritet që të prezantohet projektbuxheti i vitit 2014, Ahmetaj theksoi se Qeveria e sjell këtë projekt në Kuvend pas konsultimeve me FMN-në.

Vendimi i Kushtetueses rikthen të shkarkuarit e administratës. Rrëzohen emërimet pas 1 tetorit

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 03:25

“Panorama” duke publikuar pjese nga vendimi i zbardhur  i Gjykates Kushtetuese per rrëzimin e aktit normativ te nepunesve te administrates, shkruan se ky vendim do të përcaktojë se kur hyn në fuqi ligji i miratuar me konsensus më 30 maj në Parlament.

“Datat e hyrjes së tij në fuqi do t’i japin zgjidhje edhe ngërçit të krijuar së fundmi me largimet nga puna të punonjësve të administratës, për shkak të strukturave të reja të miratuara në Ministri”- shkruan “Panorama”.

Arrestohen 2 motra minorene, akuzohen për dhjetëra vjedhje

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 03:24

Dy minorene janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për disa vjedhje në kryeqytet dhe në qytete të tjera. Mësohet se dy motrat minorene me inicialet R.S 13 vjeç dhe E.S 11 vjeç janë arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës. 

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se dy motrat nga Tirana janë kapur duke vjedhur në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. 

Sipas policisë, vajzat e mitura mendohet se janë autore të rreth 50 vjedhjeve në kryeqytet, ndërsa dyshohen edhe për disa vjedhje në qytete të tjera. 

Nisin sot diskutimet në Kuvend për buxhetin dhe paketën fiskale

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 03:23

Qeveria miraton buxhetin e ri për vitin 2014 dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Edhe pse mbledhja është zhvilluar pardje, në faqen zyrtare të qeverisë dhe gjatë paradites së djeshme nuk kishte asnjë informacion mbi këtë mbledhje. U desh një postim në “Facebook” i zv/kryeministrit Niko Peleshi që të mësohet lajmi mbi miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale. Por dhe ministri Veliaj konfirmoi sigurimin e 1.8 miliardë lekëve për personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmën ekonomike.

Tahiri: Rritje page për 93% të efektivëve të policisë. Rama:Mbajtëm premtimin

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 03:22

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një konferencë për mediat, ka paralajmëruar se do të rriten pagat për 93% të efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka filluar procesin e auditit të përgjithshëm, ashtu si ka filluar dhe luftën kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit.

Transporti urban, grevë treorëshe

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 03:21

Shoqata e Punonjësve të Transportit Urban në Tiranë zhvilloi të hënën një grevë treorëshe në shenjë proteste për mosmarrjes së pagave prej tre muajsh. 

Greva ka nisur në orën 05:30 dhe ka vazhduar deri në orën 08:30,duke krijuar jo pak probleme për qytetarët që shkojnë në punë dhe nxënësit e shkollave.

Edhe para tri javësh, punonjësit e transportit urban ndërprenë për rreth 30 minuta shërbimin për qytetarët, ndërsa shkaku i grevës ishte mosmarrja e pagave për disa muaj. 

"Holanda duhet të kuptojë mesazhin e PE-së"

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:39

Nikola Vuljaniç, raportues i Shqipërisë në Parlamentin Evropian, si eurodeputet kroat, e di shumë mirë se sa i vështirë është procesi i integrimit në BE. Vendit të tij iu deshën 10 vjet (pas aplikimit) që të bëhej zyrtarisht pjesë e unionit.

Statusin kandidat, vendi i tij e mori që në vitin e parë pas aplikimit (2004), ndërsa Shqipëria rrezikon të dështojë për të katërtin vit radhazi në arritjen e këtij objektivi (aplikimi: prill 2009). 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara