Basha: Buxheti i Ramës rrënon ekonominë, rrit borxhin, rrit shpenzimet, fshin investimet

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 07:49

Kuvendi do të mblidhet sot për të debatuar për buxhetin e shtetit për vitin 2014, i cili është bërë publik vetëm sot. Ndërkohë opozita e cila akuzon dhe për vonesën e madhe qeverinë e re ka shprehur kritika të forta ndaj buxhetit “Rama”. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar ku tha se në këtë buxhet paraqiten zgjedhje të gabuara e të rrezikshme të qeverisë. Opozita pritet ti beje oponence te forte buxhetit dhe Basha shpalosi disa nga argumentet kunder.

“Kjo paketë përforcon bindjen tonë të shprehur publikisht përpara qytetarëve shqiptarë se arsyeja e vetme e vonesës së pr/buxhetit, për të shmangur konsultimin me grupet e interesit, për të shmangur maksimalisht debatin në Kuvend dhe kështu llogaridhënien ndaj qytetarëve. Paketa fiskale vjen në Kuvend pa asnjë konsultim me grupet e interesit. Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Futja e pr/buxhetit në mungesë kohe edhe pse i dënueshëm si akt dhe i paligjshëm, por në thelb nuk është e keqja më e madhe në krahasim me çfarë ka brenda”,- u shpreh Basha.

Sipas Bashës, “ditët në vijim do të jenë ditët e një aksioni politik shumëplanësh për të zbërthyer se ku do ta çojë vendin ky buxhet për të nxjerrë në pah me argumente zgjedhjet e gabuara e të rrezikshme të qeverisë. Kjo punë ka filluar pa humbur asnjë minutë dhe do ta thellojmë në vijimësi. Është e vetmja qeveri e Europës që nuk planifikon asnjë lehtësim në kohë krize për sipërmarrjen e lirë”.

Sipas liderit të opozitës, pr/buxheti paralajmëron rrënimin e ekonomisë, pasi ka rritur borxhin publik në kohë krize, nuk ka përfshirë asnjë investim dhe ka rritur shpenzimet e luksit. “Ky buxhet ju jep me lugë kafeje atë që ju merr me lugë të madhe. Ky është buxheti i varfërimit, paralajmëron rrënimin e ekonomisë shqiptare, rënien në pellgun e recesionit. Ky është buxheti i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të tullumbaces së plasur të Rilindjes”,- u shpreh Basha.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.