Arkiv-Lajme të përditësuara

Eksplozivi në makinën e Dervishit ishte ndërtuar në mënyrë amatore

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:43

Zbulohet pronari i kartës së celularit që ishte lidhur me materialin shpërthyes që u gjet në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Mësohet se numri i përket një qytetari nga Vlora, i cili i ka shpjeguar policisë se numrin telefonik në fjalë e ka regjistruar në emër të tij më se një vit më parë. Gazeta “Panorama”, e cila u referohet burimeve të saj pranë prokurorisë shkruan se personi në fjalë nuk ka lidhje me vendosjen e eksplozivit pluhur në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Deficiti më i lartë në histori

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:41

Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka ndër mend të mbajë një buxhet me deficit prej 956 milionë dollarësh gjatë vitit 2014, lehtësisht i dallueshëm si deficiti më i lartë i realizuar për aq sa mbahet mend. Buxheti i paraqitur për miratim në Kuvendin e Shqipërisë synon të shlyejë faturat e prapambetura të akumuluara nga qeveria paraardhëse, e cila përgjatë viteve të fundit prokuroi investime publike për të cilat nuk dispononte të ardhura të mjaftueshme për t’i paguar apo nuk respektoi detyrimin ligjor për të rimbursuar taksat dhe tatimet shtesë të paguara nga bizneset.

Kontrabanda e naftës/ Gjykata lë në burg hallën e Albana Vokshit

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:39

Gjykata e Durrësit vendosi që të lërë në qeli të arrestuarit e operacionit “Dallga”, të cilët akuzohen për kontrabandë nafte.

Tetë persona u arrestuan të shtunën, mes tyre edhe Zyhra Vokshi, halla e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Të arrestuarit akuzohen se kanë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë.

Policia e Durrësit bëri me dije se janë sekuestruar tre anije peshkimi, 11 automjete, 3 mijë litra naftë, 10 cisterna plastike dhe 110 arka me verë.

Statusi, BE jep sot vendimin për Shqipërinë

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:37

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen të martën për të marrë vendim lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për statusin e Shqipërisë.

Mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së do të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes ndërsa më pas do të ketë një edhe konferencë për shtyp për vendimit e marra.Vetëm atëherë, Shqipërisë do t`i komunikohet nëse do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Rama: Aksioni kundër ndërtimeve në bregdet do zbresë deri në Butrint

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:43

Gjatë një takimi në Sarandë për investimet në fushën e turizmit, kryeministri Rama ka premtuar se në këtë qytet do të ndërtohet një shëtitore e madhe. Për këtë arsye, Rama paralajmëroi ndërhyrje drastike për prishjen e ndërtimeve në bregdet.

Arsimi 9-vjeçar, do të ndryshojë kurikula

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:42

Kurrikula e sistemit arsimor nëntevjeçar do t’i pësojë ndryshime të medha, në mënyrë që të ulet mbingarkesa, të mos ketë përsëritje dhe të jetë më afër nxënësit. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ekspertet do të rishikojnë jo vetëm kurrikulën, por edhe vete sistemin. “Eshtë një reformë që mëton që të prekë që në parashkollor për të përsosur të gjithë sistemin arsimor parauniversitar dhe për të vijuar me arsimin e lartë”, tha Nikolla.

Buxheti i ri, kreu i shtetit kërkon rishikimin e buxhetit për Presidencën

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:41

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një shkrese u ka bërë thirrje sot partive parlamentare që të rishikojnë fondin e caktuar për Presidencën. Kreu i shtetit vë në dukje se buxheti i planifikuar për Institucionin e Presidentit të Republikës sjell vështirësi në zbatimin e aktiviteteve të rëndësishme shtetërore për vitin 2014 për këtë institucion.
Shkresa e plotë e Presidentit
Drejtuar: Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
SH.T.Z. Ilir Meta
Kryetar

Z.Gramoz Ruci
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Berisha: Administrata nuk do marrë shpërblim sepse fondet janë shpenzuar për orgji

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:39

Ish- kryeministri Sali Berisha, duke komentuar në Facebook, deklaroi se mungesa e shpërblimit të fundvitit për administratën tregon pashpirtësinë e kësaj qeverie.

Buxheti, në 28 dhjetor në Kuvend

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:37

Mes debatesh Parlamenti miratoi pasditen e së hënës kalendarin e diskutimit dhe miratimit të projektbuxhetit 2014, sipas propozimit të kreut të komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe.

Sipas këtij kalendari, projektligjeve financiare iu janë lënë nga dy ditë diskutimi në komisione parlamentare dhe po aq në seancë, respektivisht në parim dhe nen për nen.

Vetëm tre ditë përpara ndërrimit të viteve është fiksuar dhe seanca e miratimit në tërësi të buxhetit të vitit 2014 dhe paketës së re fiksale.

Emërimi i magjistratëve, KLD rrëzon kërkesën e ministrit të Drejtësisë

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 07:50

KLD rrëzon propozimin e ministrit të Drejtësisë për emërimin e magjistratëve të rinj. Naço kërkoi që në mbledhjen e radhës së KLD-së të shqyrtohej emërimi i magjistratëve të rinj nëpër gjykata, kryesisht në Gjykatën e Tiranës ku janë edhe 13 vende vakante. Por kërkesa e ministrit nuk është përfshirë në rendin e ditës.

KLD ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, me përjashtim të kërkesës së ministrit për emërimin e magjistratëve, të cilët ligjërisht duhet të futen në sistemin e drejtësisë. Naço thotë se në këtë mënyrë, magjistratëve të rinj po u mohohet e drejta e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara