Statusi, BE jep sot vendimin për Shqipërinë

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:37

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen të martën për të marrë vendim lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për statusin e Shqipërisë.

Mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së do të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes ndërsa më pas do të ketë një edhe konferencë për shtyp për vendimit e marra.Vetëm atëherë, Shqipërisë do t`i komunikohet nëse do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Përveç Holandës që e ka deklaruar votën kundër, në dilemë për qëndrimin e saj është edhe Britania e Madhe. Por ministri i Jashtëm
Statusi
Zbulohet drafti i Këshillit
“Statusi, sinjal për investitorët”
Statusi, negociata deri në fund
i Sllovenisë, Karl Erjavec deklaroi se pret që e marta të jetë një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Serbinë, duke u shprehur optimist për mundësinë që vendi ynë të marrë sot statusin kandidat për në BE.

Ndërkohë 8 vende anëtare të Bashkimit Europian i kanë kërkuar Lituanisë si vend që mban Presidencën e radhës së BE si dhe Komisioneres së lartë për politikë të jashtme, Katherinë Ashton, që Shipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat.

Letra e firmosur nga Ministrat e Jashtëm të 8 vendeve të Unionit është dorëzuar një ditë para se Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian të marrë vendimin për dhënien apo jo të statusit të vendit kandidat për vendin tonë.

Kryediplomatët e 8 shteteve, Italisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë , Irlandës dhe Sllovenisë shprehen të bindur se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

Letra vë në dukje se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme referuar procesit elektoral të 23 qershorit, hapa për të cilat ka marrë vlerësim edhe nga Komisioni Europian.

Tetë vendet që dalin krah Shqipërisë i bëjnë apel Bashkimit Europian se dhënia e statusin kandidat për vendin tonë do të inkurajonte Tiranën zyrtare për të punuar më shumë e për të mbajtur lart ritmin e reformave, ndërsa do të dërgonte një sinjal pozitiv e të fortë për vendet e tjera kandidate potenciale që puna e madhe që po bëjnë në këtë drejtim do të shpërblehet.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.