Arkiv-Lajme të përditësuara

SHËNIM: Ekselenca, ç`mjerim!

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:38

Në një takim që pati me studentë të ekselencës, kryeministri Rama jo thjesht bisedoi me ta dhe ju përgjigj pyetjeve të tyre, por duket se i gjithë takimi sikur ish organizuar për të nxjerrë në pah mjerimin e një brezi të tërë, që edhe pse jeton në një botë plot shanse për të nxënë, vuan nga një boshllëk i frikshëm idesh, vizionesh, kreativiteti, idealesh po e po; dhe siduket kjo e fundit është arsyeja që edhe kur janë ekselentë, nuk rrezatojnë kurfarë inteligjence të qashtër.

Mediat në Kosovë: Thaçi e Jahjaga zbukurohen me paratë tona…po në Shqipëri me çfarë vishen zyrtarët tanë?

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:36

Gazeta Zëri në Kosovë ka në faqe të parë sot një shkrim ku merret me shpenzimet e zyrtarëve të lartë për veshjet dhe pamjen e tyre. Sipas kësaj gazete kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidentja Atifete Jahjaga zbukurohen me paratë e taksapaguesve kosovarë dhe shpenzimet e tepërta në këtë kuadër janë vërtet kontradiktore për një vend të varfër si shteti më i ri i Ballkanit. “Një kravatë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kushton prej 300 deri 500 euro, përderisa në këmisha i ka të dizajnuara i nicialet H.

Dhuna zapton futbollin shqiptar

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:35

Ultrasit e Tiranës bëjnë vandalizma në stadium dhe përplasen me policinë në Korçë

Ermal Kuka

Dhuna është ulur këmbëkryq në stadiumet shqiptare dhe ngjarje të tilla shqetësuese që shoqërojnë javë pas jave futbollin tonë, kanë kulmuar me atë që ka ndodhur dje në qytetin e Korçës. Një sfidë e ndezur gjatë javës nga deklaratat e pjesëtarëve të Skënderbeut dhe Tiranës ka degjeneruar në sharje masive, vandalizëm në stadium dhe në fund përplasje fizike mes tifozerive dhe forcave të rendit, duke shkatërruar përsëri imazhin e fundjavës futbollistike në Shqipëri.

Paketë financiare për policinë

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:34

Pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten në masën 20 deri në 25 përqind. 

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke prezantuar buxhetin e vitit 2014 për policinë, u shpreh se kjo është rritja më e madhe e bërë ndonjëherë në historinë e policisë shqiptare.

Shtyhet në janar mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 09:42

Është shtyrë sërish mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Kjo mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme në Prizren por burime nga qeveria e Kosovës, bëjnë me dije se këtë herë mbledhja është shtyrë për në muajin janar. Sipas mediave kosovare kërkesa për shtyrjen e mbledhjes është bërë nga qeveria Shqiptare për arsye që ende nuk dihen. Kjo është hera e dytë që mbledhja e përbashkët e dy qeverive shtyhet. Më herët kërkesa për tu shtyrë u bë nga qeveria e Kosovës për shkak të zgjedhjeve.

Dita

Statusi, Basha: Skeptikët duhen bindur me vepra, jo me fjalë

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 09:39

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se vendet skeptike të BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë duhen bindur me vepra dhe jo me fjalë. Ai akuzoi sot mazhorancën për mungesë përgjegjshmërie në raport me procesin e integrimit evropian të vendit. Basha I bëri komentet gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës. “KE e ka rekomanduar statusin, kur Shqipëria kishte progres, përparim në fushat kryesore, finalizoi me sukses zgjedhjet, rotacionin paqësor të pushtetit dhe një qeveri e re nisi nga puna.

Atentati ndaj Dervishit, në prokurori 15 vetë

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 09:36

Eksplozivi ishte montuar më pak se 24 orë para se të gjendej nga gardistët në Kryeministri

Berat, vdes i asfiksuar në banesë i moshuari, në gjendje të rëndë gruaja

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 09:34

Një i moshuar ka gjetur vdekjen ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pasi janë asfiksuar nga gazi.

Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Beratit ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka gjetur vdekjen 73-vjeçari Stilian Thomai ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë bashkëshortja e tij Krisanthi Thomai 70 vjeç, raporton “Ora News”.

Dy bashkëshortët, Stialian dhe Krisanthi Thomai janë asfiksuar pasi kishin harruar gazin hapur gjatë natës.

Kallzim Burgajt dhe 9-ish zyrtarëve

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 09:33

Kallzimi ndaj Arben Imamit nuk ka qenë e para dosje në prokurori për çështjen e reklamave. Një tjeter padi është referuar gati një muaj më parë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka referuar në “task-force”, Prokurorinë e Tiranës, kallzim penal ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nëndrejtorit të përgjithshem Rasim Borishi dhe tetë anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori.

A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 03:59

Të gjithë ata që kanë pritur se me largimin e detyruar nga pushteti, përmes një milion votave kundër tij; dhe me largimin “vullnetar” nga posti i kryetarit të PD-së, më në fund do t’u binin veshët rehat nga Berisha, por jo vetëm veshët, e punët do të fillonin nga e mbara, tashmë jo vetëm që janë të zhgënjyer në pritjen e tyre, por edhe e ndjejnë se gjithçka po mbarset me një tension të ri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara