Arkiv-Lajme të përditësuara
Paketa fiskale, 60 mijë bizneset që përfitojnë nga skema e taksimit
Gazeta “Dita” zbardh të plotë skemën e taksave të biznesit të vogël dhe mënyrën se si do të funksionojnë ato në ndryshimet e reja fiskale për vitin 2014. Kjo kategori biznesi janë rreth 60 mijë tatimpagues, që përfitojnë një ulje të taksimit, sipas nivelit të xhiros vjetore. Në projekt propozimin për taksat e pushtetit vendor zbardhet në mënyrë përfundimtare dilema e taksimit të sipërmarrjes së vogël.
Sot shembet me tritol kompleksi “Jon”
Policia njofton bllokimin e qarkullimit për tetë orë në zonën e Ujit të Ftohtë
Për shembjen e kompleksit “Jon” janë hapur 1500 vrima dhe do të përdoren 300 kg tritol
Paketa fiskale, biznesi amerikan kritikon qeverinë: Nuk pati konsultime
Biznesi amerikan ka kritikuar qeverinë në lidhje me paketën e re fiskale.
Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehet e zhgënjyer nga lajmi se një paketë fiskale është duke u publikuar, ndërkohë që ka pak informacion zyrtar nga qeveria, duke mos lejuar Dhomën Amerikane dhe partnerët e tjerë të sektorit privat që të japin një opinion zyrtar mbi këtë paketë.
Rama: Administratë, jo politike
Kryeministri Edi Rama e cilësoi administratën gurin e themelit për ndërtimin e një shteti të fortë dhe Europian. Gjatë konferencës ‘Një administratë europiane për Shqipërinë e gjeneratës tjetër’, zoti Rama tha se depolitizimi i saj dhe ndërtimi në bazë të aftësive profesionale është një domosdoshmëri dhe prioritet i qeverisë aktuale.
Gjykata Kushtetuese rrëzon Aktin për “Nëpunësin Civil” si antikushtetues
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar aktin normativ të qeverisë për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Gjykatës Kushtetuese, të cilat bëjnë të ditur se Gjykata e ka vlerësuar aktin normativ si antikushtetues.
Pak javë më parë Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për pezullimin e hyrjes në fuqi të aktit normativ për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Por demokratët kanë bërë edhe një tjetër kërkesë, për shfuqizimin e aktit normativ dhe ligjit i cili i ka dhënë fuqi këtij akti.
Nënshkruhet marrëveshje mes dhomave të Tregëtisë Kosovë-Serbi
Dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë ka bërë një hap të rëndësishëm para. Sot është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet dhomave të Tregëtisë të të dy vendeve. Marrëveshja, për përmbajtjen e të cilës ende nuk janë dhënë hollësi, është nënshkruar nga kryetarët përkatës të odave ekonomike, ndërsa në emër të asaj të Kosovës atë e ka ndëshkuar kryetari Safet Gërxhaliu.
Holanda shuan ëndrrën shqiptare: Shqipëria, jo gati për statusin
Ministri i Jashtëm i Holandës, Timermans, shprehet se vendi tij kërkon kohë dhe prova konkrete
EKSKLUZIVE/ Përplasja e parë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës në dhjetor 1990
EKSKLUZIVE/ Përplasja e parë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës në dhjetor 1990
13 Dhjetor, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Dossier,Kryesore | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Ndërmjetësimi i Arben Imamit për të rikthyer Ramën në PD, takimi rreth dy orë e gjysmë mes tyre, rrëfyer nga dy protagonistët në librin “Pardesytë e bardha” të Luljeta Prognit
Paditet ish-drejtori i Albpetrol
Administrata e Albpetrol ka paditur në Prokurorinë e Fierit ish-drejtorin e përgjithshëm të kësaj kompanie, Ferdinand Murati, për abuzime financiare në vlerën e disa milionë dollarëve.
Përmes një njoftimi për shtyp, Albpetrol njofoti se pas një kontrolli të ushtruar nga auditi i Ministrisë së Energjitikës është konstatuar mungesa e rreth 3 mijë tonë naftë bruto, vlera e të cilës arrin në 1.2 milionë dollarë.
Llalla ngre grup pune për shqyrtimin e dosjes “Imami”
Ngrihet në Prokurorinë e Përgjithshme një grup pune për dosjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Padia e ngritur nga ministrja Mimi Kodheli ndaj paraardhësit të saj për abuzim me detyrën do të shqyrtohet nga një grup prej 5 prokurorësh.
Shqyrtimi i dosjes “Imami” nisi pas kthimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla nga Londra.
Procedura