Nënshkruhet marrëveshje mes dhomave të Tregëtisë Kosovë-Serbi

Dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë ka bërë një hap të rëndësishëm para. Sot është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet dhomave të Tregëtisë të të dy vendeve. Marrëveshja, për përmbajtjen e të cilës ende nuk janë dhënë hollësi, është nënshkruar nga kryetarët përkatës të odave ekonomike, ndërsa në emër të asaj të Kosovës atë e ka ndëshkuar kryetari Safet Gërxhaliu.
Sipas njoftimit të Komisionit Europian në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm, përveç kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton, edhe dy kryenegociatorët – Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.
Mapo
Add new comment