Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama: Gjendja ekonomike, me e vështirë nga sa e prisnim. Mbajmë premtimet, rishohim taksimin
TIRANE- Për të sjellë në rregull librat e llogarive dhe për të pastruar llogaritë e trashëguara na duhet të rishikojmë sistemin tonë të taksimit. Kështu u shpreh kreu i qeverisë, Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, nga ku tha se vendit i duhet një taksim i ndershëm.
Zonja e Parë, Odeta Nishani, jep dorëheqjen nga Ministria e Turizmit
Bashkëshortja e Presidentit të Republikës, jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Tregut dhe Statistikave të Turizmit në Ministrinë e Turizmit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zonja Nishani në faqen e saj në Facebook.
Statusi, Fyle: Shqipëria ka bërë progres, t’i japim statusin
Parlamenti Europian është mbledhur sot në një seancë plenare, ku është diskutuar edhe progress-raporti për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ka kërkuar që Shqipërisë ti jepet startusi kandidat për në Bashkimin Europian, pasi sipas tij vendi ka bërë progress. Fyle ka theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin të rregullta dhe ato treguan që pati një transferim normal të pushteteve.
Berisha nuk mbron Arben Imamin, por akuzon Ramën si të korruptuar
Ish- kryeministri Sali Berisha nuk e ka komentuar padinë e ngritur për korrupsion ndaj Arben Imamit, por në vend të kësaj, ka postuar në Facebook një status ku thotë se Edi Rama është i korruptuar.
“Të dashur miq, dje në konferencën e tretë në tre muaj për luftën kundër korrupsionit, fushë në të cilën njëlloj si në ekonomi, dhe luftën kundër krimit të organizuar qeveria Rama- Meta janë pa program, ndodhi ajo që pritej. Edi Ramës i ngeci fjalimi në fyt dhe për t’u shfajësuar iu deklaroi të pranishmëve se “ja ku e kam fjalimin të shkruar, por nuk po e lexoj”.
Ndryshimet në Kodin Penal
Prokuroria dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë dakord ne parim per gjetjen e mjeteve te reja ne luften kunder korrupsionit, por dy insitucionet me te rendesishme të sistemit të drejtësisë nuk ndajne te njejtin mendim se paketa e sjelle nga Qeveria eshte zgjidhja me e mire.
Ne seancen degjimore para Komisionit te Ligjeve, duke kerkuar rritjen e numrit te prokuroreve dhe kufizimin e kategorive per hetim, Prokuroria e Pergjithshme e pranoi parimin baze te projektligjit, hetimin dhe gjykimin e korrupsionit nga Krimet e Renda.
Blerim Çela: PD, në gjendje të vajtueshme. Rivjen në pushtet pas 12 vjetësh pa Berishën
Një ndër themeluesit e PD-së dhe ish-kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Blerim Çela flet për gazetën ‘DITA’ në 23 vjetorin e Lëvizjes studentore dhe themelimit të Partisë Demokratike. Çfarë përfaqëson sot PD-ja dhe cilat janë arsyet e humbjes katastrofike të saj në 23 qershor? A është vetëm Berisha shkaktar i humbjes dhe pse nuk mund të ringrihet PD-ja pa zhdukur frymën berishiste brenda saj? Pse Basha është krejtësisht i pafuqishëm për ringritjen e PD-së duke pasur tutor Berishën.
Statusi kandidat, mes dashurisë prej Brukselit e skepticizmit të qeverive anëtare
Miratimi apo jo i statusit kandidat të Shqipërisë duket se është në varësi të qëndrimit që do të mbajnë disa vende anëtare ende skeptike për atë që vendi ynë ka bërë për ta fituar “nominimin” si kandidat. Ndërsa Brukseli dhe Parlamenti Europian japin mbështetje thuajse unanime, edhe në miratimin e një rezolute me vota unanime në Komisionin e Jashtëm të PE, vende si Gjermania nuk janë aq të sigurta.
Kodheli: Korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes shqetësues, i papranueshëm për një vend të NATO
Padia ndaj Arben Imamit, vendimi ndaj armëve kimike, bashkëpunimi rajonal dhe ai gjerman në fushën e mbrojtjes, janë temat që trajton Mimi Kodheli në një bisedë me ‘Deutsche Welle’.
DW: Zonja Kodheli, bisedën e nisim me ngjarjen më të fundit në Tiranë, me padinë ndaj ish ministrit të mbrojtjes. Sipas deklaratës suaj, akuzat mbështeten në fakte të pamohueshme dhe të mirëargumentuara. A do të thotë kjo që keni në dorë vërtet fakte konkrete që flasin bindshëm për abuzime të detyrës së ish ministrit Imami?
Flamur Noka: Padia ndaj Imamit është hakmarrje për 21 Janarin
Njësoj si Arben Imami, edhe Flamur Noka, ish- ministër i Brendshëm në qeverisjen e Sali Berishës, mendon se padia ndaj Imamit është një hakmarrje për 21 Janarin.
Nuk dihet se çfarë nënkupton saktësisht Noka me këto deklarata, kur dihet se më 21 Janar u vra opozita, por ai i bëri këto komente pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.
“Dita e djeshme ishte një paralajmërim në vrazhdën për t’u hakmarrë kryesisht për ngjarjen e 21 Janarit,” tha Noka.
Ai shtoi se edhe një padi e tillë do të rezultojë një flluskë sapuni.
Vjedhja me faturat e energjisë
Pothuajse dy vjet pasi qindra qytetarë ju drejtuan Prokurorisë duke kallëzuar për mbifaturime, Prokuroria i ka dhënë fund odisesë së hetimeve dhe ka dorëzuar versionin e saj në Gjykatë, duke kërkuar arrestime për këtë dosje.