Flamur Noka: Padia ndaj Imamit është hakmarrje për 21 Janarin

Njësoj si Arben Imami, edhe Flamur Noka, ish- ministër i Brendshëm në qeverisjen e Sali Berishës, mendon se padia ndaj Imamit është një hakmarrje për 21 Janarin.
Nuk dihet se çfarë nënkupton saktësisht Noka me këto deklarata, kur dihet se më 21 Janar u vra opozita, por ai i bëri këto komente pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.
“Dita e djeshme ishte një paralajmërim në vrazhdën për t’u hakmarrë kryesisht për ngjarjen e 21 Janarit,” tha Noka.
Ai shtoi se edhe një padi e tillë do të rezultojë një flluskë sapuni.
“Qeveria po përpiqet që të sajojë raste për t’i treguar Brukselit se po hapin çështje,” tha Noka.
“Siç ndodhi me mjekun e QSUT-së, që u kthye në bumerang për strukturat tahiriste, ashtu do të kthehet dhe kjo çështje”, tha Noka./ep
Tema
Add new comment