Ndryshimet në Kodin Penal

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 16:01

Prokuroria dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë dakord ne parim per gjetjen e mjeteve te reja ne luften kunder korrupsionit, por dy insitucionet me te rendesishme të sistemit të drejtësisë nuk ndajne te njejtin mendim se paketa e sjelle nga Qeveria eshte zgjidhja me e mire.

Ne seancen degjimore para Komisionit te Ligjeve, duke kerkuar rritjen e numrit te prokuroreve dhe kufizimin e kategorive per hetim, Prokuroria e Pergjithshme e pranoi parimin baze te projektligjit, hetimin dhe gjykimin e korrupsionit nga Krimet e Renda.

Ndersa Keshilli i Larte i Drejtesise iu bashkua opinionit te eksperteve amerikane dhe OSBE-së se zgjerimi i kompetencave me çeshtjet e korrupsionit per Krimet e Renda rrezikon uljen e efikasitetit edhe per luften kunder krimit te organizuar.

"Vetem veprat penale ne fushen e drejtesise dhe korrupsioni i zyrtareve te larte kerkon që të behet pjesë përbërëse e kompetences se Gjykates së Krimeve te Renda.Perqendrimi i hetimit dhe gjykimit ne nje strukture te specializuar do te ndikonte ne luftën ndaj këtij lloj fenomeni", tha prokurori Adnan Xholi.

"Shumica e anetareve te Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk besojne qe perqendrimi i gjykimit te ketyre rasteve në Gjykaten e Krimeve te Renda ne menyren se si ajo sot eshtë e organizuar do te kishte eficence apo do te sillte domosdoshmerisht rritjen e rezultateve ne luften ndaj korrupsionit", tha Elvis Çefa, nënkryetar i KLD-së.

Siç e ka paraqitur Qeveria, tek Krimet e Renda duhet te shkoje çdo veper penale per korrupsion e çdo zyrtari te ketij shteti, ndersa Prokuroria e Pergjithshme sqaron se çfare mund te marre persiper Prokuroria e Krimeve te Renda.

"Jane kryetaret e bashkive, te komunave dhe korrupsioni në fushen e drejtesise. Kurse përsa i përket korrupsionit të deputetëve, ministrave, kryetarit të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, Presidentit është e përcaktuar se juridiksioni fillestar i përket Prokurorisë së Përgjithshme, ndaj nuk përfshihet në këtë moment", tha Xholi.

Dhe ndersa flitej per vullnetin dhe per mjetet ligjore ne luften kunder korrrupsionit, Keshilli i Larte i Drjetesise la te kuptohej se nga Prokuroria nuk ka pergjigje per raste korruptive te denoncuara nga qytetaret ne KLD.

"Një pjesë e tyre eshte e vertete qe akuzojne gjyqtare, edhe prokurorë në raste të caktuara, per korrupsion. Inspektoriati i KLD-së nuk ka kompetencë ligjore të hetojë mbi korrupsionin, por ka kompetencë që t'ia referojë prokurorisë, si organi përgjegjës për hetimin e akteve korruptive", tha Çefa.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.