Statusi, Fyle: Shqipëria ka bërë progres, t’i japim statusin

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 16:03

Parlamenti Europian është mbledhur sot në një seancë plenare, ku është diskutuar edhe progress-raporti për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ka kërkuar që Shqipërisë ti jepet startusi kandidat për në Bashkimin Europian, pasi sipas tij vendi ka bërë progress. Fyle ka theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin të rregullta dhe ato treguan që pati një transferim normal të pushteteve.

Ndërsa raportuesi për Shqipërinë në Parlamentit Europian Nikol Vuljaniç deklaroi se PE duhet ti japë mbështetje statusit për Shqipërinë. “Raporti është pozitiv për Shqipërinë. Rezoluta nxjerr në pah arritjet e Shqipërisë. E rëndësishme është dhënia e statusit kandidat. Shqipëria e meriton statusin kandidat.Jam i sigurt që do ti kalojë problemet me ndihmën e BE-së. Shqipëria është populli më i ri në Europë”,- deklaroi Vuljaniç.

I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe eurodeputeti Eduard Kukan kërkoi që Shqipërisë ti jepet statusi pa asnjë vonesë. “Ti japim statusin pa asnjë vonesë. Klima politike në Shqipëri është duke u përmirësuar”,- deklaroi Kukan.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.