Asgjësimi i arsenalit bërthamor, jashtë çdo diskutimi për momentin

Postuar në 07 Mars, 2025 14:21

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, Mikjail Ulyanov, ka hedhur poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Trump, për çamarimin e plotë bërthamor të SHBA, Rusisë dhe Kinës.

Me aq sa kuptoj nga fjalimi i Trump, ai foli për eliminimin e plotë të arsenaleve bërthamore. Kam frikë se ai po ecën para kohe. Kjo është jashtë çdo diskutimi për momentin. Megjithatë disa shkurtime apo masa të kontrollit të armëve janë të kuptueshme

citohet ai.

Kërkesën e vet Trump e ka përsëritur disa herë pas inaugurimit si president, por agjencia “Tass” vë në dukje se për çështjen e arsenalit bërthamor, Rusia dhe SHBA duhet të diskutojnë për zëvendësimin e marrëshjes New START që ka të bëjë me reduktimin e armëve strategjike offensive, e cila ezaurohet si afat në vitin 2026.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po pse luajti nga fiqiri Rusia ti besoje Trupit? Le pastaj ndonje demokrati, si ai qe sapo iku, qe mund te vije pas Trumpit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.