Arkiv-Lajme të përditësuara
Zgjedhjet e reja në PD, Basha: Fushata që çelim sot, vendimtare për sfidat nesër
TIRANE- Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka njoftuar nisjen e fushates per zgjedhjet e reja ne Partine Demokratike.
Ne nje deklarate per media nga selia e PD-se, Basha ka deklaruar se fushata do te jete kuvendi i madh i anetaresise.
“Ne do te degjojme anetaret e PD-se, qytet me qytet, fshat me fshat pse morem kete rezultat. Duke qene te lira e te hapura mbledhjet nuk duhet te bien ne vogelsira. Asgje pa u thene, por asgje qe nuk vlen, kjo do te jete etika e kornizes se ketyre zgjedhjeve”- tha Basha.
21 janari, Prokuroria riaktivizon hetimet për vrasjet e 4 protestuesve
Prokuroria riaktivizon hetimet për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar të 2011-ës, në bulevardin para Kryeministrisë.
Gjashtë prokurorë dhe disa hetues po vijojnë punën për mbledhjen e provave dhe dëshmive të reja në lidhje me vrasjen e protestuesve në bulevard, raporton Ora News.
Riaktivizimi i hetimeve është bërë pas një takimi mes prokurorisë dhe drejtuesve të policisë para 4 ditësh.
Politikania britanike: Të gjithë emigrantët të kthehen në shtëpi
Një politikane e lartë britanike e partisë UKIP (Partia për Pavarësi) po përballet me një akuza për racizëm pasi u shfaq në një video duke bërë thirrje që të gjithë emigrantët në Britani duhet të kthehen në shtëpi.
Victoria Ayling i bëri këto komente në një video 20-minutëshe që është publikuar nga dailymail sot.
23 vjet nga lëvizja e Dhjetorit, Rama: Mbetet unike, jehonë për transformimin e Shqipërisë
Grupimi “Dhjetor ’90” ka zhvilluar ditën e sotme një aktivitet me rastin e 23 vjetorit të lëvizjes studentore që solli ndryshimin pluralist. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, si një nga protagonistët e kësaj lëvizjeje.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e madhe historike të lëvizjes së dhjetorit, e cila sipas tij qëndron edhe sot si një dinamikë unikale dhe burim frymëzimi për transformimin e shoqërisë shqiptare.
Rama: Në rrjetë, edhe peshq të mëdhenj
Rama: Në rrjetë, edhe peshq të mëdhenj
08/12/2013
Si do të zbatohet taksa progresive nga qeveria Rama vitin që vjen nuk është përcaktuar ende. Të paktën këtë dha si përgjigje kreu i qeverisë, i pyetur nga një i ri, në konferencën e organizuar me rastin e ditës së 8 dhjetorit.
Qeveria është duke e diskutuar ngushtësisht me FMN dhe BB dhe asnjë prej modeleve, që media publikoi, nuk ishin të vërteta, deklaroi kreu i qeverisë, i cili paralajmëroi nevojën e një programi të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
PD feston 8 dhjetorin, Basha: Jo thjesht histori, por aktualitet. Endërr në gjoksin e çdo të riu
UPDATE- Dite te rendesishme per gjithe vendin e ka quajtur kreu i PD-se, Lulzim Basha 8 dhjetorin, duke folur ne aktivitetin ne nder te kesaj dite titulluar “Festojme lirine”.
“Perballja e pare e studenteve kryengrites me regjimin ndodhi shpejt, dhuna policore shpertheu egersisht mbi ta, moren plage por nuk u thyen, se ishin ndryshimi i madh, tjeter gje u thye perballe guximit dhe trimerise, hegjemonia gjysmeshekullore e diktatures”- tha Basha.
Sipas tij ne krahun e studenteve liberatore dhe bashke me intelektualet qe iu bashkuan po lindtte epoka e re.
Marjan Gryka: Berisha, Jago-ja i vrasjes së Azem Hajdarit. Kam 4 filmime
Sot është 16 vjetori i “8 Dhjetorit”, një ditë simbol që PD e përkujton pa simbolin e saj, Azem Hajdarin. Ai u vra në portën e PD, i nxjerrë në pritë, pasi u thirr për një “mbledhje të kryesisë së PD”, organizuar befasisht prej Sali Berishës, ndërkohë që në oborrin e PD ndodheshin një grup i armatosur burrash.
Fier, gruaja ther burrin me thikë për të mbrojtur të dashurin
Një grua vetëm 27 vjeç, nënë e dy fëmijëve, ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj, pasi ai zbuloi lidhjen e saj të fshehtë me një burrë tjetër. Ngjarja ndodhi pasi viktima zbuloi lidhjen e fshehtë të gruas 27- vjeçare Ermira Xhaferraj dhe kunatit të saj (burri i motrës). Policia e Fierit bëri të ditur se 33- vjeçari S. Xhaferraj ndodhet në gjendje kome në spital, ndërsa mjekët ende nuk kanë dhënë garanci për jetën e tij. I riu ka marrë 18 goditje me thikë në pjesën e kraharorit, çka sipas mjekëve, i vë në rrezik jetën.
Korrupsioni në drejtësi, arrestohen ish-prokurori i Pukës, ish-kancelarja dhe sekretarja e gjykatës
Ish-prokurori i Pukës, Pëllumb Premçi, Sekretarja e Gjykatës së Pukës, Liljana Shkjau dhe kancelarja Meliha Kuka u arrestuan nga policia nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Tre personat e prangosur, pjesë e videove investiguese të transmetuara nga “Fiks Fare” pak ditë më parë, ku tregohej korrupsioni galopant në gjithë hallkat e sistemit të drejtësisë në rrethin e Pukës, do të hetohen nga një Task Force në Tiranë.
Sërish në Dhjetor duke pritur BE-në
I ftuar nga Lëvizja Studentore Shqiptare në aktivitetin kushtuar kësaj dite, kryeministri Edi Rama tha se 8 Dhjetori është gjithmonë një mundësi për reflektimin e të gjithëve, vecanërisht atyre dhjetoristëve që sot janë në politikë, për sa bënë dhe nuk bënë për ëndrrën europiane të shqiptarëve.
Megjithëse sot jetojmë në një Shqipëri shumë më ndryshe nga vite me parë, deklaroi Rama, pyetja që përsëritet cdo vit është: a u jetësuan ëndërrat dhe idealet e atij dhjetori?