Politikania britanike: Të gjithë emigrantët të kthehen në shtëpi

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 15:23

Një politikane e lartë britanike e partisë UKIP (Partia për Pavarësi) po përballet me një akuza për racizëm pasi u shfaq në një video duke bërë thirrje që të gjithë emigrantët në Britani duhet të kthehen në shtëpi.

Victoria Ayling i bëri këto komente në një video 20-minutëshe që është publikuar nga dailymail sot.

Në temën e emigracionit ajo flet për kufizimin e numrit të të huajve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, por më pas shton: “Unë vetëm them se shumë prej tyre duhet të kthehen pas në shtëpitë e tyre”. Më pas ajo bën shaka duke thënë se e dinte që kjo deklaratë do të përdorej kundër saj. Në fakt shumë politikanë e kanë cilësuar të tepruar dhe raciste.

Ayling bëri bujë para disa muajsh në një përballje me David Cameron, ndërsa shihet si një aleate e fortë e kryetarit të partisë UKIP, që është partia e katërt në Britani. Kjo parti ka fituar 9 vende në Parlamentin Evropian dhe ka 3 vende në Dhomën e Lordëve në senatin Britanik.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.