Arkiv-Lajme të përditësuara
Verifikimi i titujve të pronësisë, Kuvendi “OK” shtyrjes 2 vjet
-Verifikimi i titujve të pronësisë do të vijojë dhe për dy vite të tjera. Mazhoranca dhe opozita bien dakord në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, që ligji i vitit 2008 të veprojë edhe për dy vite të tjera, deri në 31 dhjetor të vitit 2015. Palët theksuan ndërkohë nevojën që të veprohet me shpejtësi për këtë proces që është zvarritur ndër vite. Madje Komisioni u la detyrë përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, që të bëjnë gati statistikat për gjithçka që është bërë deri tani në mënyrë që të evidentohen problematikat.
SHËNIM: Miliona euro për mediat e regjimit
Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës vitin e shkuar pasi u zbulua se i vëllai i tij, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar disa dhjetëra miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive. Presioni publik bëri të vetën, lidhja Imami-Frangaj tentoi të bëhej më e kamufluar. Si? U krijua kompania “Zoom Events” në janar të vitit 2013, e cila zyrtarisht është në pronësi të zotit Eptan Lohja.
6 ditë para vendimit për statusin, ministrat Bushati, Gjosha dhe Tahiri lobojnë në Holandë
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha dhe Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri kanë vijuar lobimin e tyre në kuadër të dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë vetëm 6 ditë nga marrja e këtij vendimi nga vendet anëtare.
Tritan Shehu: Propozoj të mos ketë fare kryesi të PD-së
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se në ristrukturimin e PD-së pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ekziston ideja për të mos pasur kryesi të partisë.
“Ka modele të huaja që nuk kanë kryesi partie. Ky është edhe propozimi im”, është shprehur Shehu në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
RTSH, në pritje të reformimit
A mundet që Radiotelevizioni Shqiptar të reformohet tërësisht, duke u kthyer në një dritare të paanshme për publikun, por edhe për taksapaguesin shqiptar?
Për drejtuesit e komisionit të medias, por edhe për ekpertët, kjo mbetet një sfidë e vështirë dhe me kosto të lartë.
Ministrja e shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, tha se Radiotelevizioni Shqiptar do të përfshihet nga dy reforma të mëdha: ajo e dixhitalizimit, si dhe reforma e brendshme në këtë strukturë gjigante, të cilat duhet të mbyllen brenda qershorit të vitit 2015.
Denoncimi i gazetarit: Nxirret flori, duke u fshehur pas ndërtimit të HEC
Aleksandër Ndoja është një gazetar i vjetër, korrespondent i Mirditës. Pak ditë më parë, ai ka denoncuar atë që e quan si “një skandal për të vënë Kujën”. Ndoja dëshmon se disa punonjës shqiptarë të një kompanie turke e kanë kontaktuar pak ditë më parë duke i dhënë tre kampionë mineralesh me përmbajtje të lartë floriri. Sipas Ndojës punonjësit në fjalë i kishin dëshmuar atij se nuk dëshironin që emrat e tyre të bëheshin publikë duke ia besuar Ndojës denoncimin e kësaj çështje.
Mbetjet kimike tek Uzina Dajti, Panariti ngre dyshime për ndotjen
Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Edmond Panariti ka shprehur shqetësimin e saj për zonën tek ish-uzina Dajti pas lëvizjes së mbetjeve kimike nga kjo uzinë. Ajo ka kërkuar nga ministria e Mjedisit, që drejtohet nga Lefter Koka sqarim për situatën mjedisore në këtë zonë.
Padia, Imami: Rama, hakmarrje personale ndaj kundërshtarit politik
Pas kallëzimit penal të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Paditë e depozituar në ngarkesë të tij, ai e ka cilësuar akt primitiv dhe hakmarrës.
“Akti i sotëm i Mimi Kodhelit nga zyra e Kryeministrit dhe për llogarinë e tij, përfaqëson një akt primitiv hakmarrës personal, siç e kam thënë prej 2 vitesh. Sigurisht ky është edhe plotësimi i kushtit për marrjen e detyrës së Ministres së Mbrojtjes, nga zonja në fjalë, e cila nuk ka asnjë bilanc.
Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Belgjikën/ Përfitojnë 35 mijë emigrantë shqiptarë
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Laurette Onkelinx, nënshkruan në Bruksel marrëveshjen dypalëshe mbi mbrojtjen sociale, e cila mundëson transferimin e pensioneve për 35 mijë emigrantë shqiptarë.
Kjo marrëveshje u jep mundësi emigrantëve shqiptarë të tërheqin me vete edhe kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetin belg nëse vendosin të kthehen në Shqipëri, ose anasjelltas.
Kredia e BB për Shqipërinë
Banka Botërore zbuloi për herë të parë shumën e kredisë emergjente që do t’i japë qeverisë shqiptare, për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj biznesit.
“Ndërsa tashmë dihen shumat për projektet e investimeve që ne jemi duke mbështetur në Shqipëri, që është rreth 86 milionë dollarë, kredia për mbështetjen buxhetore do të varet nga rezultatet e diskutimeve të buxhetit për vitin 2014. Dhe ne besojmë se ajo do të jetë diku midis 100 dhe 200 milionë dollarë”, deklaron Ellen Goldstein, drejtoreshë e BB për rajonin.