Tritan Shehu: Propozoj të mos ketë fare kryesi të PD-së

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 03:16

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se në ristrukturimin e PD-së pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ekziston ideja për të mos pasur kryesi të partisë.

“Ka modele të huaja që nuk kanë kryesi partie. Ky është edhe propozimi im”, është shprehur Shehu në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Ai ka vijuar të sqarojë me tej: “Po, ka modele të tilla dhe jashtë. Nuk ka kryesi partie, por ka një grup këshillimor që qëndron pranë kryetarit. Ky grup këshillimor përbëhet nga figura të njohura të partisë si ish- kryetarë, ish- kryeministra etj. Kjo ndodh ngaqë kryetari zgjidhet me parimin “një anëtar, një votë”, andaj ka një lidership të fortë pasi ka fuqi ekzekutive. Natyrisht që funksionojnë edhe forumet e tjera, Këshilli Kombëtar, sekretariati. Nëse kjo ndodh, do të ndryshohet statusi i partisë”./A.XH

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.