6 ditë para vendimit për statusin, ministrat Bushati, Gjosha dhe Tahiri lobojnë në Holandë

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 03:17

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha dhe Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri kanë vijuar lobimin e tyre në kuadër të dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë vetëm 6 ditë nga marrja e këtij vendimi nga vendet anëtare.

Ata ndodhen për një vizitë zyrtare në Holandë, vend i cili i cili konsiderohet ndër më striktët apo më skeptikët në qëndrimin e tij në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrja, Gjosha do të zhvillojë sot një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të këtij shteti. Takimi i parë është planifikuar me Këshilltaren e Kryeministrit Lesleyd’Huy. Në vijim do të zhvillohet një takim në Senat me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Çështje Europiane.

Së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, do të dëshmohet për reformat e ndërmarra deri tani si dhe planin konkret të masave që qeveria po vë në zbatim për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni, duke u përqendruar sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, do të raportojnë dhe dëshmojnë për reformat e ndërmarra deri tani si dhe planin konkret të masave që qeveria po vë në zbatim për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni, duke u përqendruar sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë vizitës në Holandë, ministrat do të marrin pjesë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështje të Bashkimit Europian, ku do të tregojnë konkretisht punën e qeverisë, si dhe vullnetin dhe vizionin e saj , ku procesi i integrimit mbetet një nga prioritetet më madhore. Qëllimi i kësaj vizite, veç dëshmisë reale për progresin që ka bërë vendi, është edhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë, mjaft i rëndësishëm në një kohë kur vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimi për statusin.

Gjatë turit të takimeve të zhvilluara në Francë, Bruksel, Suedi dhe shtete të tjera, delegacioni shqiptar i ministrave ka marrë vlerësime mjaft pozitive, çka shpresohet të ndodhë edhe në këtë vizitë.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.