Arkiv-Lajme të përditësuara
Nismë për arrestimin e Sali Berishës
Pas presionit në rritje të Brukselit për arrestimin e Sali Berishës dhe ministrave të tij të korruptuar, në rrjetet sociale ka nisur firmosja e një peticioni për dërgimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, para drejtësisë. Shqiptarët kanë nisur të firmosin pasivisht peticionin për arrestimin e Sali Berishës për pesë krimet më të mëdha njerëzore dhe ekonomike në historinë e pluralizmit shqiptar.
Ministri Bushati prezanton te Ligjet 3 kandidatë për ambasadorë
Ministri Ditmir Bushati ka prezantuar sot në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm kandidatët për ambasadorë në Këshillin e Europës, Austri dhe Gjermani. Gjatë seancës dëgjimore, Bushati prezantoi kandidaturat e Adriana Hobdari, për në KiE; Roland Bimos në Vjenë dhe Artur Kukos në Berlin.
Ministri tha se të tre kandidatët kanë përvojë disavjeçare në diplomaci.
Pak ditë më parë, në Komisionin e Jashtëm u miratuan kandidaturat e Ilir Gjonit dhe Leonard Demit, si ambasadorë përkatësisht në Zvicër dhe NATO.
Dita
Mesila Doda sqaron “armiqtë”: Ti japësh dorën Ramës nuk është krim
Deputetja e PD-së, Mesila Doda, ka sqaruar sot publikisht arsyen pse u gjend në krah të kryeministrit Edi Rama më 8 dhjetor dhe jo në krah të kryetarit të partisë së saj Lulzim Basha. Ajo thotë se këtë sqarim po e bën për “armiqtë” e saj që janë shqetësuar nga ky fakt duke theksuar se ti japësh dorën kryeminisrit të vendit nuk është krim.
Sqarimi I plotë I Dodës në facebook:
Strategjia antikorrupsion, Rama: Duhet modernizim. Qeveria e shkuar e ktheu në sistem
Qeveria shqiptare ka prezantuar sot draftin e parë të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit, i cili do te jete gati ne prill 2014, përmes një konference që zhvillohet në hotel “Sheraton”, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Të pranishëm në këtë konferencë kanë qenë ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi, zv/ambasadori i OSBE, Robert Wilton dhe kryeministri Edi Rama.
Padi Arben Imamit për korrupsion
Qeveria dorëzon në Prokurori dosjen e parë denoncuese për korrupsion në nivelet e larta të ish-Qeverise Berisha. Ministria e Mbrojtjes njoftoi përgatitjen dhe dorëzimin në Prokurori të një padie penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe disa ish- vartësve të tij.
Ministrja Mimi Kodheli tha se nuk behet fjale per nje kallëzim te thjeshte por per nje dosje te mirestudiuar, ku jane mbledhur fakte te forta dhe te shumta per korrupsion te kryer nga paradhesi i saj dhe akuzoi Imamin per shperdorim te parave publike.
Makinat, ja gjobat e deputetëve
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme dhe aksioneve të Policisë Rrugore për të mbledhur gjobat e papaguara nga kundërvajtësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të parët që i shpërfillin këto thirrje duket se janë deputetët dhe institucionet më të larta shtetërore. Për shkak të funksionit të tyre, duket se këta funksionarë ia kanë hedhur shumë lehtë mospagimit të gjobave për automjetet e tyre, ndërsa për drejtuesit e institucioneve shtetërore është gjëja e fundit që iu shkon në mendje. Gazeta “Shekulli” ka mundur që të zbardhë disa prej gjobave që deputetë apo institucione kanë.
Mesila Doda në pritjen e Ramës, demokratët i bëjnë gjyq në Facebook!
Dje kishte dy aktivitete paralele për 23 vjetorin e Lëvizjes Studentore. Një që organizohej nga studentët e kësaj lëvizje dhe ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama dhe tjetri nga demokratët dhe PD-ja, të cilët e konsiderojnë dhe festë përfaqësuese të tyren. Në pritjen e studentëve kishte dhe një surprizë, pjesëmarrëse ishte dhe deputetja demokrate Mesila Doda. Ajo mbajti dhe një fjalim në këtë pritje ku “thumboi” kryeministrin për çështjen fotografisë së Enver Hoxhës.
Zhvlerësimi nga “Standard and Poor’s”, menaxhimi i financave edhe më i vështirë
Flet zv.ministri i Financave: Buxheti u përdor për zgjedhje
Zhvlerësimi i borxhit publik të Shqipërisë nga “Standard and Poor’s”, nuk është një lajm i mirë për ekonominë. Zëvendësministri i Financave, Erjon Luçi, thotë se tani menaxhimi i financave të vendit do të jetë më i vështirë. “Ne mund të kemi tani terma më të vështira financiare në tregun ndërkombëtar. Gjithashtu edhe agjentë të tjerë tregtarë të huaj, privatë mund të shtrëngojnë termat e tyre për Shqipërinë, kështu që kjo e bën akoma më të vështirë detyrën e menaxhimit të borxhit”, tha Luçi.
Shtyhet për disa muaj mandati i Arvizu, shmang takimin me Berishën
Shtyhet mandati i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se mandati i diplomatit amerikan në Tiranë do të shtyhet edhe për disa muaj të tjerë.
Kjo gjë u pa edhe gjatë takimeve që zhvilloi përfaqësuesi i lartë i Departamentit Armerikan të Shtetit, Jonathan Moore me krerët e shtetit shqiptar ku gjatë gjithë kohës ishte i shoqëruar nga Arvizu.
Arrestohen të denoncuarit nga ‘Fiks Fare’
Ish-prokurori i Pukës, Pëllumb Premçi, Sekretarja e Gjykatës së Pukës, Liljana Shkjau, kancelarja Melihà Kuka, dy avokatët Fran Dashi dhe Feriz Xhurxhi, si dhe sekseri Dëfrim Prenci u arrestuan nga policia gjatë paradites së të dielës, gjatë një aksioni të koduar “shpërblimi”.
Gjashtë personat e arrestuar janë pjesë e videove investiguese të transmetuara nga “Fiks Fare”, pak ditë më parë, ku tregohej korrupsioni galopant në gjithë hallkat e sistemit të drejtësisë në rrethin e Pukës, e që po hetohet nga njësia “Task Forcë” në Tiranë.