Strategjia antikorrupsion, Rama: Duhet modernizim. Qeveria e shkuar e ktheu në sistem

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 10:11

Qeveria shqiptare ka prezantuar sot draftin e parë të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit, i cili do te jete gati ne prill 2014, përmes një konference që zhvillohet në hotel “Sheraton”, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë konferencë kanë qenë ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi, zv/ambasadori i OSBE, Robert Wilton dhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Prezencës së OSBE-së Robert Wilton theksoi se korrupsioni është një fenomen mjaft i dëmshëm për të gjithë sektorët, ai është fenomen i brendshëm i cili duhet luftuar jo vetëm nga qeveria, por edhe nga shoqërua civile.

“Qeveria nuk mund ta luftojë korrupsionin e vetme, por shoqëria civile, media, biznesi ta mbështesin duke kontribuar në hartimin e strategjisë antikorrupsion dhe në zbatimin e ligjeve dhe raportimin e praktikave të korrupsionit”, tha Wilton.

Ndërkohë, kryeministri Rama e cilësoi korrupsionin në Shqipëri si një sëmundje që ka prekur çdo qelizë të organizmit të shtetit, i cili sipas tij ka ardhur veç të tjerash edhe nga mungesa e reformave të duhura.

Rama iu referua qeverisë së shkuar, e cila sipas tij mund të jetë ndoshta qeveria që ka folur më shumë se të gjithë për korrupsionin, por që në realitet e lejoi po aq shumë duke e ngritur në një sistem të vërtetë.

Sipas kryeministrit është i nevojshëm modernizimi i shtetit, institucioneve, që e bëjnë shtetin më pak subjektiv dhe më shumë objektiv në shërbimin ndaj shqiptarëve.

“Qeveria e shkuar mund të kritikohet për shumë gjëra por nuk mund të kritikohet për sa ka folur për korrupsionin. Qeveria e kaluar ka qenë qeveria që ka folur më shumë për korrupsion, por edhe e ka lejuar korrupsionin më shumë se çdo qeveri tjetër. Nëse ka diçka që e dallon qartë korrupsionin në Shqipëri është fakti që në Shqipëri korrupsioni është në çdo qelizë të organizmit të shtetit. Jo pak raste tregojnë se shembujt janë të pamjaftueshëm dhe bëjnë transferimin e pushtetit të korrupsionit. Sot ne vazhdojmë të vuajmë pasoja të rënda nga korrupsioni për shkak se në vite kemi gabuar në reformat strukturore. Strukturalisht Shqipëria është reformuar pak dhe është deformuar shumë. Reformat strukturore ndihmojnë më shumë se sa shembujt e ndryshimit të mendësisë”, u shpreh Rama.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.