Arkiv-Lajme të përditësuara
Legalizimet, Edi Rama: Ja si do të merren tapitë
Korrupsioni, moskoordinimi i punës mes institucioneve, por dhe pengesat e tejskajshme procedurale çuan në dështimin e plotë të procesit të legalizimeve. Kështu pohon Kryeministri Edi Rama, ndërsa sjell dhe njëherë në vëmendje gjithë shkeljet dhe situatën e rënduar të konstatuar nga kreu i ri i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit, Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale, Artan Lame. Rama rendit 7 arsyet e këtij dështimi të cilat nuk do të përsëriten më nga qeveria e re.
Ferdinand Poni dyshohet për zhdukjen e pajisjeve të blera me tender
Prokuroria e Tiranës ka në dorë dosjen e referuar nga Task-Forca e Krimit Ekonomik në Polici për ish-Zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni, në lidhje me veprat penale të dyshuara “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. Kreu i të djathtëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, akuzohet se kur ka ikur nga posti, nuk ka lënë të rregullt inventarin e Gjendjes Civile. Bëhet fjalë për pajisjet dhe automjetet e blera për llogari të Gjendjes Civile dhe Regjistrit Civil, të tenderuara vite më parë.
Bashkohen demokristianët nën drejtimin e Zef Bushatit
Drejtuesit e partive demokristiane kanë themeluar sot Unionin Demokristian Shqiptar, i cili do të drejtohet nga Zef Bushati. Në bazë të statutit të krijimit të Unionit, drejtimi do të jetë me rotacion, me mandat 1-vjeçar. Sipas Zef Bushatit slogani i Unionit do të jetë “të bashkuar do të jemi më të fortë”. I pyetur nga News 24 në cilën anë do të radhitet Nard Ndoka tashmë që demokristianët janë bashkuar në një union, Bushati u përgjigj: “Nuk ka asgjë për tu shqetësuar nëse njëri prej vëllezërve të familjes sonë është në mazhorancë dhe një tjetër në opozitë.
INUK merr në dorëzim kompleksin ‘Jon’, përgatitet shpërthimi me eksploziv
INUK ka marrë në dorëzim mesditën e sotme kompleksi ‘Jon’ tek Uji i Ftohtë i cili do të shpërthehet me eksploziv brenda pak ditësh.
Në bazë të afatit të lënë nga INUK, banorët janë larguar sot deri në orën 12:00 nga ambientet e apartamenteve të tyre, çka do të thotë se ndërtesa është tashmë në duart e INUK dhe xhenios që do të bëjë të mundur shpërthimin e kontrolluar të kompleksit.
Forcat e xhenios kanë nisur përgatitjet për të vendosur piketat me eksploziv, të cilat për shkak të përmasave të kompleksit mendohet të jenë mbi 1 mijë.
Dy shqiptarë dhe një polic grek vriten në kufi
Dy shqiptarë dhe një efektiv i policisë greke mbetën të vrarë të dielën, gjatë një përleshje me armë zjarri të ndodhur në kufirin shqiptaro-grek.
Lajmi u raportua gjatë mëngjesit gjerësisht prej mediave greke, të cilat iu referuan një komunikate të policisë së Selanikut.
Shtetasit shqiptare jane identifikuar si vellezerit Melsi dhe Klevis Çollaku, nga fshati Shuec i Korces, ndersa polici grek ishte 43-vjeçar, baba i nje vajze 12-vjeçare.
Shqipëria anëtare e Europol, Tahiri: Arritje historike
TIRANE- Prej datës 9 dhjetor Shqipëria do të jetë anëtare e Europol. Marrëveshjen e cila do të nënshkruhet nga Saimir Tahiri me Zyrën e Europol në Hagë, është cilësuar nga ministri i Brendshëm, historike.
Ndërtimet pa leje, Corriere della Sera: Nga Tirana, në Vlorë, fjalën e ka tritoli
Që diçka kishte ndryshuar, u kuptua vetëm mëngjesin e 20 tetorit të shkuar, ditë e diel.
Të gjithë televizionet informative po transmetonin direkt një ndërtesë katërkatëshe në periferi të Tiranës.
Në orën 13:11, një zhurmë u dëgjua, kamerat u dridhen, më pas tym dhe pluhur. Struktura ishte ende sërish në këmbë. Misioni shkoi deri në gjysmë, më pas ishin fadromat që e shkatërruan godinën.
Por në këtë cep të vogël të Evropës, kjo është një risi.
Plaga e ndërtimeve pa leje
Panariti: Kritikat e Blushit? S’është racionale të bësh bilance për dy muaj
Dhënësit e drejtësisë, zyrtarët më të pasur në Shqipëri
Bashkëshortët - Në një pjesë të madhe të rasteve, përfaqësuesit e drejtësisë kanë gjithashtu bashkëshortët e tyre pjesë të këtij sistemi. Këtu mund të përmendet rasti i Xhezair Zaganjorit, bashkëshortja e të cilit është notere, por edhe ai i Neshat Fanës, ku e shoqja është anëtare e Gjykatës së Lartë.
Bizneset - Përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë deklarojnë se përkrah me detyrën e tyre si dhënës drejtësie, zhvillojnë dhe biznese të ndryshme, të cilat nisin nga aksionet në kompani ndërtimi dhe përfundojnë deri te fermat bujqësore dhe bletaria.
Elbasan, policia kryen “rrugën e fundit”
Policia e qytetit të Elbasanit ka ekzekutuar pasditen e së shtunës një operacion të koduar me emrin “Rruga e Fundit”, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona për trafik mjetesh luftarake.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave të arrestuarve iu është sekuestruar 110 kilogramë eksploziv i tipit amonit dhe rreth 650 kapsolla.